×
  • Lajme
  • Lajme

    Vizita e Osmanit në Tajlandë dhe Singapor, mbi 15.000 € shpenzoi kabineti i presidentes (Dokumente)

    FrontOnline
    26 Gusht 2022

    Rreth 7,000 euro i ka kushtuar buxhetit të shtetit vizita e presidentes Vjosa Osmani dhe tre anëtarëve të kabinetit të saj në Tajlandë.

    Prej tyre, 5808.97 euro janë shpenzuar për bileta të udhëtimit, ndërsa 890.99 euro për akomodim, raporton portali “Front Online”.

    Të njëjtit, shumë më të madhe kanë shpenzuar gjatë vizitës zyrtare në Singapor.

    Presidentja Osmani, bashkë me tre anëtarët e kabinetit të saj vetëm për bileta udhëtimi ka shpenzuar 8804.96 euro.

    Front Online, bazuar në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike, i ka siguruar të gjitha shpenzimet në këto dy shtete që ka bërë Osmani me disa anëtarë të kabinetit.

    Por, këto të dhëna në portalin e Front Online janë dërguar tek pas më shumë se një muaji, pas kërkesës që është bërë në Zyrën e Presidentës më 14 korrik 2022.

    Që nga kjo datë e deri më 22 gusht nga kjo zyrë nuk kanë kthyer asnjë përgjigje të vetme.

    Ani pse,  në Ligjin për Qasje në Dokumente Publike në Nenin 12 pika 1.thuhet se institucioni publik detyrohet që brenda shtatë ditëve prej kohës së regjistrimit të kërkesës të nxjerrë vendim për lejimin e qasjes në dokumentin e kërkuar ose të nxjerrë vendim të arsyetuar për refuzimin e plotë apo të pjesshëm dhe informon kërkuesin për të drejtën që ai ka për të kërkuar rishqyrtimin e kërkesës si dhe ku të paraqitet kërkesa e tillë.

    Kurse, në pikën 3 të këtij neni thuhet se: Institucioni publik mund të vazhdojë afatin e përcaktuar nga paragrafi 1. I këtij neni për marrjen e vendimit për qasje në dokumente publike më së shumti për 15 ditë shtesë, në qoftë se:

    3.1. dokumenti duhet të kërkohet brenda një numri të madh të dokumenteve apo jashtë institucionit publik ose

    3.2. me një kërkesë kërkohen një numë ri madh i dokumenteve publike, nga e njëjta palë.

    1. Institucioni publik njofton kërkuesin me ecurinë dhe arsyet që kanë shkaktuar shtyrjen e afatit menjëherë, por jo më vonë se 8 ditë nga pranimi i kërkesës.

    Si shkak i mostransparencës nga Zyra e Presidencës dhe mbajtjes fshehtë dhe mos kthimit të asnjë përgjigje të vetme pavarësisht që ligji e përcakton, Front Online ka bërë ankesë në Agjencinë për Informim dhe Privatësi.

    Këta të fundit, më 18 gusht në përgjigjen e dhënë për Front Online, kanë njoftuar se kanë pranuar ankesën e portalit.

    E, pikërisht pas kësaj menjëherë të hënën e 22 gushtit Zyra e Presidencës në web faqen e saj zyrtare ka publikuar shpenzimet e Osmanit dhe të tjerëve për gjashtë mujorin e parë të këtij viti.

    Ndërsa, në portalin e Front Online ka kthyer përgjigje edhe për shpenzimet që janë bërë në shtetin e Tajlandës dhe Singaporit.

    Por, të gjitha këto shpenzime janë përmbledhur në një shpenzim të vetëm, pa specifikuar se kush sa ka shpenzuar./Front Online/

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme08 Mars 2025
    Me rastin e 8 Marsit – Ditës së Gruas, në Prishtinë është organizuar një marsh me moton “Marshojmë për njana-tjetrën”, i organizuar...
    Lajme08 Mars 2025
    Analisti politik, Agon Maliqi, në një shkrim për “Atlantic Council” lidhur me atë se çfarë nënkupton qasja e Administratës Trump për Ballkanin...
    Lajme08 Mars 2025
    Policia e Kosovës ka shpërndarë lule qytetareve në Pejë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Gruas. Lulet iu dhanë si “akt simbolik...
    Të tjera
    Bota/Rajoni08 Mars 2025
    Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se do të dërgojë trupa shtesë në misionin e vet paqeruajtës në Bosnje e Hercegovinë, për shkak...
    Lajme08 Mars 2025
    Filatelia e Postës së Kosovës, me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, përmes pullës postare, ka nderuar figurën e veprimtares...
    Lajme08 Mars 2025
    Ish-ambasadori, Avni Arifi, ka thënë se për PDK-në dhe LDK-në shkuarja në opozitë do të ishte një garancë që do të konsolidoheshin...
    Ekonomi08 Mars 2025
    Administrata Tatimore e Kosovës tha se ka mbledhur 184.3 milionë euro tatime për periudhën janar-shkurt 2025. “Viti i kaluar ishte një vit...
    Vip08 Mars 2025
    Mbrëmja e kaluar në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ishte e mbushur me festë dhe emocione, teksa banorët festuan ditëlindjen e...
    Lajme08 Mars 2025
    Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, misioni i udhëhequr nga NATO, KFOR përmes një postimit në Facebook tha se nderon forcën, përkushtimin dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.