Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Sveçla, ka shkruar se pas një pune intenzive të të gjitha njësiteve të Policisë së Kosovës është arritur që të lokalizohet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili.
Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, Halili vret veten.
“Pas një pune intenzive të të gjitha njesiteve tē Policise së Kosovës është arritur që të lokalizphet vendndodhja e vrasësit Sokol Halili. Përkundër tentativës së zyrtarëve policor që të negociojnë dorëzimin, dorasi vret veten.
Policia e Kosovës si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës do të vazhdojnë hetimet per zbulimin e gjitha rrethanave të vrasjes së gruas shtatëzënë dhe vetëvrasjes së dorasit”, ka shkruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
Burri vret gruan shtatzanë para objektit të Gjinekologjisë në Prishtinë