×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Basha kërcënon Berishën me përjashtim

    FrontOnline
    17 Nëntor 2021

    Kryetari i PD-së Lulzim Basha tha në takimin me kryetarët e degëve të kësaj partie se vota e Kryesisë i dha përgjigje kujtdo që dyshonte në procedurat demokratike në parti.

    Ai tha se më 18 dhjetor mbahet Kuvendi Kombëtar i PD dhe nga ky Kuvend do të dalin të bashkuar, partnerë të palëkundur të SHBA dhe BE. Më tej, kërcënoi ish-kryetarin Sali Berisha.

    “Do të bëjë Sali Berisha miting më 11 dhjetor? Apo mendon se do të ngrejë struktura paralele? Ka thënë që nuk e njeh Kuvendin e datës 18 si Kuvend legjitim. E kuptoj, asgjë legjitime nuk njeh Sali Berisha. Sepse qëllimi është ilegaliteti, bunkerizimi, destabilizimi i PD-së. Por, veprimet ilegjitime, tentativa për bunkerizim, dëmtimi i interesave elektorale dhe politike të PD-së e kanë përgjigjen në statut. Dhe do ta zbatojë statutin ndaj kujtdo. Kush shkel vendimin e Kryesisë së partisë, fatin e ka të caktuar nga statuti i partisë, përfshirë këtu edhe Sali Berishën”, u shpreh Basha. “Boll është boll. Asnjë anëtar nuk është mbi statutin dhe nuk është mbi të tjerët”. /A2

    Edoni i shokuar teksa Lugati i tregon diçka për Artanin
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Analisti Arjan Curri, ka deklaruar se Policia e Shqipërisë kishte informacione që ish-presidenti Ilir Meta i cili u arrestua të hënën, mund...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vizitojë Tiranën ditën e sotme, me një agjendë të ngjeshur takimesh. Von...
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Milka Mesiq (85), gruaja e ish-presidentit të Kroacisë, Stjepan Mesiq (89), ka ndërruar jetë, mëson Jutarnji list. Milka Mesiq ka lindur në...
    Të tjera
    Lajme23 Tetor 2024
    Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, i cili ka qëndruar për vizitë në SHBA tha se ‘ Kosova është me...
    Lajme23 Tetor 2024
    Partitë politike, si ajo në pushtet Lëvizja “Vetëvendosje”, por edhe partitë opozitare, tashmë kanë “filluar fushatën” në diasporë për të takuar e...
    Lajme23 Tetor 2024
    Sot do të organizohet një konferencë për media me temën “Siguria kibernetike 360, dhe si të mbroni biznesin tuaj në epokën digjitale”....
    Bota/Rajoni23 Tetor 2024
    Ish-presidenti Ilir Meta i arrestuar të hënën me urdhër të SPAK, do të dalë sot para gjykatës së posaçme kundër korrupsionit dhe...
    Lajme23 Tetor 2024
    Mot stabil do të vazhdoj të mbretëroj ditën e mërkurë në vend, me kthjellime e diell. Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave vazhdojnë...
    Vip22 Tetor 2024
    Burimi është futur në shtrat mes Leles dhe Anës. Në një moment, mes shakasë, njëra nga dy banoret i tha “kthehu nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.