Një person në Fushë Kosovë është arrestuar nga Policia.
I njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta godas me një mjet të mprehtë, viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.
Polica, përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Fushë Kosovë 29.11.2022 – 00:56. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht dhe kishte tentuar ta godas me një mjet të mprehtë, viktimën mashkull kosovar të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Front Online