Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se në Kosovë në 24 orët e fundit janë regjistruar 775 raste të reja me Covid-19.
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 903 persona, përcjell FrontOnline.
“Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 306 raste, Mitrovicë 64 raste, Gjakovë 40 raste, Ferizaj 38 raste, Fushë-Kosovë 37 raste, Gjilan 35 raste, Prizren 30 raste, Podujevë 29 raste, Vushtrri 21 raste, Lipjan 20 raste, Pejë 20 raste, Viti 20 raste, Obiliq 16 raste, Drenas 15 raste, Skenderaj 13 raste, Kaçanik 12 raste, Shtime 11 raste, Suharekë 9 raste, Malishevë 7 raste, Klinë 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Kamenicë 4 raste, Dragash 3 raste, Graçanicë 2 raste, Novobërdë 2 raste, Zubin-Potok 2 raste dhe Junik 1 rast”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së./FrontOnline/