74 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 56 pacientë janë në okisgjenoterapi, ndërsa 11 janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
4 pacientë janë në respirator (CPAP).
“3 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19. Aktualisht 74 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 56 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 4 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 213 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 18 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.