Italia ka regjistruar sot një numër mjaft të lartë viktimash Covid 19. Janë shënuar 731 viktima e 32 199 të infektuar më shumë se 1 ditë më parë.
Numri i viktimave Covid në Itali ka arritur deri më sot në 46 464 e i të infektuarve në 1 258 072.
Tamponë të kryer në 24 orët e fundit në Itali janë 208 458 e numri i tyre i përgjithshëm është 19 239 507.
Rezultojnë mbi 15 mijë pacientë të shëruar më shumë se një ditë më parë duke e çuar numrin e tyre total në 457 798.
Dita e sotme ka regjistruar 538 pacientë më shumë të shtruar për kurim në repartet spitalore e numri aktual është 33 073.
Ndërsa janë shtruar 120 pacientë më shumë në repartet e terapisë intensive duke e çuan në 3612 numrin e tyre të përgjithshëm në nivel kombëtar..
Të infektuar aktivë pozitivë në Itali janë momentalisht 733810 pacientë.