Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shëruar 73 pacientë nga koronavirusi, shkruan Front Online.
Këtë e ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një postim në Facebook.
“Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, 73 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin COVID-19, janë bërë 654 testime, pozitivë kanë rezultuar 41 ndërsa fatkeqësisht kemi 2 jetë të humbura”, ka shkruar Zemaj.