Shtatë raste të vjedhjeve dhe tri raste të dhunës në familje janë regjistruar gjatë një aktiviteti në parandalimin e indicenteve të policisë rajonale në Ferizaj.
Kështu ka njoftuar policia përmes një komunikate për media, ku ndër të tjera ka treguar se në rajonin e Ferizajt janë arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Njoftimi i plotë i policisë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërrmarrë një sërë aktivitetesh në parandalim të inicenteve. Gjatë javës që shkoi, nga data 14-20/10/2024 janë raportuar :
Veprat penale kundër pasurisë, 7 raste të vjedhjeve, të cilat kanë ndodhur: 6 në Ferizaj dhe 1 në Shtërpë.
Veprat penale të dhunës në familje
Në rajonin e Ferizajt janë raportuar 3 raste të dhunës më familje, prej tyre : 1 rast në Ferizaj, 1 rast në Shtërpcë dhe 1 rast në Han të Elezit. Ndërsa me vendim tëprokurorit të shtetit 1 person pasi është intërvistuar nga policët hetues të dhunës në familje është ndaluar në mbajtje, kurse 2 persona të tjerë janë liruar për procedurë të rregullt hetimore.
Realizimi i urdhëresave të gjykatës
Në rajonin e Ferizajt policia ka arrestuar 38 persona të kërkuar me urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale