×
  • Lajme
  • Lajme

    7 të vdekur nga Covid-19 për 24 orë

    FrontOnline
    26 Dhjetor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga Covid-19 kanë vdekur 7  persona.

    Sipas IKSHPK-së, rastet e vdekjes janë nga këto komuna: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).

    Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar edhe 270 raste të reja.

    Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

    478 TË SHËRUAR DHE 270 RASTE ME COVID-19!

    Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.003 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 270 raste pozitive.

    Brenda 24 orëve janë raportuar 7 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 3 raste (77, 77, 71 vjeç), Gjilan 1 rast (64 vjeç), Kamenicë 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (86 vjeç), Novobërdë 1 rast (74 vjeç).

    Numri total i rasteve pozitive është 50.405 raste nga 178.390 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.305 raste të vdekjes.

    Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 478 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.134 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.966.

    Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 100 raste, Mitrovicë 20 raste, Gjakovë 16 raste, Pejë 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Gjilan 12 raste, Vushtrri 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Prizren 8 raste, Ferizaj 7 raste, Skenderaj 7 raste, Kamenicë 6 raste, Drenas 5 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Viti 4 raste, Junik 3 raste, Klinë 3 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Suharekë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Kllokot 2 raste, Malishevë 2 raste dhe Graçanicë 1 rast.

    IKShPK apelon te të gjithë qytetarët që të vijnë të testohen në SARS-CoV-2 sipas indikacioneve epidemiologjike, në të gjitha Qendrat rajonale të shëndetësisë publike në Kosovë.

    Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

    Mbani higjienën!

    Respektoni distancën!

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë,...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka vizituar Hashim Thaçin në Hagë. “Shpresë, optimizëm dhe një kurajo e jashtëzakonshme që...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Prokuroria Themelore në Gjilan ka paraqitur kërkesën për t’i paraburgosur dy të dyshuarit për vrasjen në Gjilan që kishte ndodhur më 7...
    Të tjera
    Vip13 Nëntor 2024
    Leo i ka qëndruar pranë Xhenetës pas situatës me Xuxin. Ai është shprehur se Xuxi është penduar, por sipas tij, nuk arsyetohet...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka vazhduar bisedën me banorët e Big Brother VIP Kosova, në lidhje me aktivitetin e tij në TikTok. Më parë, ai...
    Vip13 Nëntor 2024
    Burimi ka bërë një bisedë me disa nga banorët e shtëpisë, duke treguar për jetën e tij. Ai është shprehur se ka...
    Vip13 Nëntor 2024
    Një debat ka ndodhur sot në mes dy banorëve të Big Brother VIP Kosova, Gjestit dhe Arionit. Ky debat është bërë për...
    Vip13 Nëntor 2024
    Banorja e Big Brother VIP Kosova, Rovena gjatë një diskutimi, u ka uruar Gresës dhe Vullnetin që t’i rregullojnë raportet. Por, Gresa...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Amerika ka zgjedhur Donald Trump për president. Qasjen që administrata e tij do të ketë ndaj procesit të dialogut për normalizim të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.