×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    7 gjëra që nuk duhet t’i mbani kurrë në tualet

    FrontOnline
    13 Dhjetor 2024

    Nëse jeni në proces rregullimi apo organizimi të shtëpisë, një nga vendet e para që me siguri e mendoni për të vendosur gjëra është tualeti.

    Pavarësisht nëse janë produkte higjienike, grim apo ilaçe, mund të mos e dini që jo gjithçka mund të ruhet në këtë hapësirë. Sipas ekspertes së organizimit, Brooke Hawkins, këto shtatë gjëra janë të parat që nuk duhet t’i mbani në tualet dhe ka disa arsye pse.

    –Ilaçet

    Ilaçet, pavarësisht përdorimit apo kurimit për të cilin përdoren nuk i përkasin asnjë vendi tjetër përveçse kutisë së ilaçeve. Imagjinoni që vitaminat tuaja të kthehen në eksperimente të vogla shkencore nga lagështia dhe nxehtësia që realisht nuk janë miqtë më të mirë të tyre.

    -Kozmetika

    Produktet kozmetike janë të dëshiruara për shumë vajza, por avulli i banjës mund të ndryshojë cilësinë e tyre. Mbajini produktet kryesore të bukurisë në një temperaturë të pranueshme për rutinën e lëkurës.

    -Çdo gjë prej letre

    Letra dhe lagështia janë kombinimi më i keq, ndaj imagjinoni pak që romani juaj i preferuar të ketë fletë të rrudhosura dhe aromë myku.

    -Bizhuteri

    Me siguri, shumë nga bizhuteritë i keni në dhomën e gjumit ose i ruani në kasafortë, por ka shumë prej nesh që i mbajnë ato edhe në lavaman apo te pjesa e dushit. Sipas Hawkins, është sërish lagështia ajo që dëmton bizhuteritë tuaja të çmuara.

    -Bateritë

    Organizatorja profesioniste Kris Hargrove thotë se ruajtja e baterive në tualet është e gabuar. “Kur kondensimi nga një dush i nxehtë bie në kontakt me bateritë e rikarikueshme, ato humbasin ngarkesën e tyre më shpejt dhe si pasojë edhe funksionin.”

    -Artikuj me vlerë sentimentale

    Çdo gjë e rëndësishme për ju, si kujtime apo sende sentimentale, nuk duhet të mbahet në tualet. Me kalimin e kohës, kushtet e lagështa apo uji bëjnë që fotografitë të ngjiten së bashku, letra të zbehet dhe të shtohet myku.

    -Peshqirë shtesë

    Tualeti është vendi që kërkon më shumë peshqirë, por nëse vendosni të tjerë shtesë, mendoni edhe për mykun dhe aromën që mund të marrin, pikërisht për shkak ambientit.

    Nga Rubrika
    Lifestyle24 Dhjetor 2024
    Ja shkaktari më i besueshëm i asaj që do të duhej të bëni në situatë të tillë Kur është femra lakuriq në...
    Lifestyle24 Dhjetor 2024
    Kolesteroli është një substancë yndyrore e pranishme në gjak që luan një rol kyç në shumë funksione të trupit. Megjithatë, kur nivelet...
    Lifestyle23 Dhjetor 2024
    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni24 Dhjetor 2024
    Dhjetëra mijëra shtëpi në Bosnje dhe Hercegovinë ishin pa energji elektrike të martën për shkak të reshjeve të dendura të dëborës dhe...
    Sport24 Dhjetor 2024
    Manchester City nuk do të ndalojë përgatitjet as gjatë ditëve të festave. Trajneri Pep Guardiola ka konfirmuar se skuadra e tij do...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Departamenti për Menaxhimin e Rrugëve në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, njofton qytetarët dhe opinionin publik se gjendja...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Momente argëtuese kanë kaluar sot banorët e shtëpisë më të famshme në vend. Ndërsa shijonin melodi festive për festat e fundvitit, banorët...
    Vip24 Dhjetor 2024
    Rovena ka bërë një diskutim me disa prej banorëve të shtëpisë, për rrjetet sociale. Shit-blerja e ndjekësve, ishte temë kyçe e kësaj...
    Lajme24 Dhjetor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka uruar krishtlindjet katolike të gjithë besimtarëve...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.