Joe Biden po kryeson në nivel kombëtar me 10 pikë krahas kundërshtarit republikan, Donald Trump sipas një sondazhi të Reuters /Ipsos, shtatë ditë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA.
Një sondazh kombëtar në internet i kryer nga 23 deri më 27 Tetor, 52 përqind e votuesve thanë se mbështesnin Biden, ndërsa 42 përqind votuan për Trump.
Pesë për qind u shprehën se do të votonin për një kandidat të partisë së tretë dhe vetëm 2 për qind thanë se nuk janë ende të përcaktuar.
Biden kryesoi me 8 pikë përqindje në sondazhin e mëparshëm kombëtar të kryer nga 20 deri më 22 Tetor.
Sondazhi u krye në gjashtë shtete – Wisconsin, Pennsylvania, Michigan, Carolina e Veriut, Florida dhe Arizona – të cilat do të luajnë një rol vendimtar për përcaktimin e fituesit. /Reporteri.net