Edhe pse kohët e fundit ajo ka qenë në faqet e para të mediave botërore për shkak të ndarjes me reperin Kanye West, modelja Irina Shayk është rikthyer në atë që bën më mirë dhe ka lënë pak njerëz indiferentë.
Në hapjen e ekspozitës ‘Thierry Mugler: Couturissime’, modelja veshi një fustan të ngushtë me një dekolte jashtëzakonisht të thellë, prerja e së cilës i ngjan bishtit të një sirene.
Veshja është e mbuluar plotësisht me xixëllon në një kombinim të zi, kafe argjendi, jeshile, ari dhe blu.Ajo e plotësoi stilin dramatik me doreza të zeza transparente dhe sandale të mbyllura me detaje me shkëlqim.Modelja ruse kohët e fundit ndërpreu lidhjen e saj të dashurisë me reperin Kanye West, dhe para kësaj ajoishte në lidhje me aktorin Bradley Cooper me të cilin ka një vajzë Leo (4).
Edhe pse është e shkëlqyer në punën e saj, ajo është bërë e popullarizuar në Evropë për shkak të lidhjes së saj afatgjatë me futbollistin Cristiano Ronaldo./FrontOnline/