Vaksinimi tanimë ka filluar edhe në Kosovë.
Njëri ndër ata ka qenë edhe një 69 vjecar i cili ka treguar se ndihet i sigurt dhe shumë mirë pas procesit.
Dje gjatë ditës vaksinën e ka marrë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërsa, sot janë vaksinuar tashmë edhe disa mjekë në Klinikën Infektive.
Kështu ka bërë të ditur programi i UNICEF-it në Kosovë.
“Selman Jusufi, 69 vjeç, shtetas i Kosovës, në mënyrë vullnetare morri vaksinën Astra Zeneca. Kur u pyet se si ndihet, ai tha: “Ndihem super dhe i sigurt”! Bashkë ia dalim”, thuhet në publikimin e tyre./Front Online
https://www.facebook.com/UNICEFKosovoprogramme/posts/2926790724235376