Një vajzë ka vdekur dje në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve të marrë në një aksident trafiku.
Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në Suharekë, ndërsa viktima nuk ka arritur tu mbijetojë plagëve të marra.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.
“Fsh. Reshtan, Suharekë 15.03.2022 – 12:17. Si pasojë e lëndimeve të marra nga aksidenti i trafikut me 18.03.2022 në QKUK ka ndërruar jetë viktima femër kosovare (fëmijë), trupi i pa jetë i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./FrontOnline