×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    Tentuan t’i vëjnë në qarkullim 53100 euro e 10000 dollarë amerikan të falsifikuar, Policia arreston dy persona

    FrontOnline
    10 Dhjetor 2022

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë arrestuar dy persona të dyshuar në Ferizaj.

    Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).

    Bëhet fjalë për personat me inicialet: B.S., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, mashkull Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut).

    Njoftimi i plotë:

    Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), të mbështetur edhe nga institucionet e tjera të zbatimit të ligjit dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore në Ferizaj, dje, më 09.12.2022, ka zhvilluar operacionin policor me qëllim  të arrestimit të dy personave të dyshuar.

    Arrestimi ka ardhur pas një pune operativ dhe hetimore, pasi policia kishte rënë në gjurmë të të dyshuarve dhe më pas dje ka rezultuar me arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve: B.S., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar) dhe M.I., (viti i lindjes 1986, mashkull Shtetas i Republikës së Maqedonisë së Veriut). Të dyshuarit ishin duke tentuar t’i vejnë në qarkullim një shumë të parave të falsifikuara me vlerë të përgjithshme prej 53100 (pesëdhjetë e tremijë e njëqind euro) si dhe 10000 (dhjetë mijë dollarë amerikan).

    Gjatë këtij operacioni është kryer edhe kontrollimi i shtëpisë së dyshuarit shtetas kosovar. Gjatë operacionit policor, si prova materiale që do të përdoren në procedurë të mëtejme, janë sekuestruar:

    700×50 € = 35000 €,

    181×100 € =18100 €,

    100×100 $ dollarë amerikan,

    2 vetura dhe

    3 telefona.

    Të gjitha veprimet janë kryer me autorizimin e kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizaj me vendimin e të cilit të dyshuarve u është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Koloneli i Forcave të Sigurisë së Kosovës në pension, Hyseni Gecaj ka thënë se veprimet e Policisë së Kosovës në veri të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një personë është gjetur pa shenja jete rreth oreës 11:00 në fshatin Zhur. Rastin për Front Online e ka konfirmuar zëdhëndës polici...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Një person është lënduar pasi është goditur nga një veturë në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë. Për Front Online, zëdhënësja e policisë...
    Të tjera
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Mali i Zi ka vendosur ta ekstradojë në Shtetet e Bashkuara shtetasin koreanojugor Hyeong Do Kwon, i cili ishte arrestuar në Podgoricë...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Driloni, më në fund ka pranuar hapur pëlqimin që ka për Sarën. Ai madje e pranoi...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ish-kryeministri shqiptar Sali Berisha të kthehet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Charles Kupchan, ka thënë se presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump,...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Olimpistja Donjeta Sadiku dhe Bashkim Bajoku, kanë fituar çmimet kryesore në ceremoninë “Laureatët e Vitit 2024”, të organizuar nga Federata e Boksit...
    Vip27 Dhjetor 2024
    Spektakli ‘Prime’ i 21-ti me radhë, sonte do të sjellë shumë surpriza e të papritura për miliona ndjekës të këtij formati televiziv....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.