Një person përderisa ishte duke shpërndarë mallin me automjet të punë është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar dhe të njëjtit i kanë dëmtuar automjetin e punës.
Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 11:30, në Leposaviq.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se përderisa ishte duke shpërndarë mallin me automjet të punës, është kanosur me armë zjarri nga katër persona të maskuar dhe të njëjtit i kanë dëmtuar automjetin e punës. Rasti është duke u hetuar nga njësitet policore”, thuhet në raport./Front Online