×
  • Ekonomi
  • Artikull i Sponsoruar

    11 anëtarët e familjes Hazjeraj bëhen me shtëpi të re nga Petrol Company

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2021

    Vetëm pak muaj më parë, familja 11-anëtarëshe e Avdyl Hajzeraj nga Mitrovica jetonte në kushte të vështira. Pa kulm mbi kokë dhe pa mundësi për të paguar qiranë e shtëpisë, jeta i kishte sfiduar shumë duke bërë që çdo ditë të ishte luftë për mbijetesë.

    Hajzeraj: Jetojmë në kushte të vështira

    “Unë jam Avdyl Hajzeraj, jemi 11 anëtarë të familjes, gjendja pak a shumë jo e kënaqshme jo e mirë. Ne banojmë më poshtë në një shtëpi të vogël nuk paguajmë asgjë jemi që 3-4 muaj aty këtu e kanë prish shtëpinë e vjetër, na kanë lejuar ai (pronari i shtëpisë) pa para, pa asgjë, se nuk kemi as të ardhura të paguajmë atje (qiranë), kështu që ka thënë ‘nëse keni mundësi e paguni, nëse jo kurdo’”, deklaronte Hajzeraj në muajin tetor të këtij viti.

    Pas përpjekjeve të pasuksesshme për të ndërtuar shtëpinë, në derën e tij u shfaq një dritë shprese.

    Kompania “Petrol Company” i rikthehu shpresën se një ditë do të bëhej me shtëpi të tijën.

    Hajzeraj: Kemi nevojë për ndihmë

    “Kemi nevojë për ndihmë, pasi ka ardhur ‘Petrol Company’ nëse ka mundësi të na ndihmoni edhe ajo deri diku me diçka, edhe me ndihmën e Komunës (së Mitrovicës) që na ka dhënë disa material se me ata nuk mundemi ta përfundojmë, ndoshta me ndihmën e ‘Petrol Company’”, u shpreh ai.

    Por, ajo që do të pasonte do të ishte një mrekulli. Falë “Petrol Company” nisi së ndërtuari edhe shtëpia e Avdyl Hajzeraj. Tullë pas tulle e ditë pas dite merrte formë shtëpia e familjes Hajzeraj.

    Vetëm pak ditë para natës së Vitit të Ri, pronari i “Petrol Company”, Shkëlzen Jusaj dorëzoi çelësat kryefamiljarit Hajzeraj. Për këtë të fundit dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes kjo ishte dita më e lumtur. Ëndrra e tyre për një shtëpi ishte bërë realitet.

    Jusaj, duke treguar për shtëpinë me pesë dhoma të familjes, tha se të jesh nevojtarë nuk është krim pasi që rrethanat e sotme të imponojnë mënyrën e jetesës.

    Jusaj: Dhuruam shtëpinë e tetë të kampanjës së “Petrol Compnay”

    Vullneti ynë, i klientëve tanë, nuk ka përfunduar prandaj jemi në familjen e zotëri Avdylit që t’i dhurojmë shtëpinë pesë dhomëshe sot me 11 anëtarë. Familje e cila me thënë jo për fajin e tij, por për rrethana të tjera ekonomike, në pamundësi që të zhvillojë, që të ndërtojë shtëpinë, ne kemi shprehur vullnetin e mirë që t'ia plotësojmë edhe këtë mungesë të cilën me plot vullnet e kemi bërë pa marrë parasysh rrethanave të reja ekonomike. Ne këto i falënderojmë shumë klientët e Petroll Company-së të cilët për faktin që janë klientët

    ;Petrol Companisë kanë bërë të mundshëm ndërtimin e kësaj shtëpie, po ashtu  falënderojmë edhe Komunën e Mitrovicës që kanë dhuruar një fond prej 6 mijë e 500 euro dhe kompaninë 'Iliria' dhe familjen Restelica e cila dhuroi kuzhinën për këtë shtëpi dhe gjithashtu edhe për shtëpitë e mëparshme”, deklaroi Jusaj.

    Kryefamiljari Avdyl Hajzeraj falënderoi pronarin e “Petrol Company” që premtoi dhe realizoi shtëpinë deri në çelës duke u shprehur shumë i lumtur.

    Hajzeraj: Jam më i lumturi që është punuar kjo shtëpi

    “Unë sot jam i lumtur për këtë shtëpi për të cilën e falënderoj ‘Petrol Comapny’ drejtorin e ‘Petrol Company’ Shkelzenin edhe falënderoj edhe nënkryetarin edhe kryetarin e komunës së Mitrovicës për material ndërtimor, edhe stafin e juaj punues të ‘Petrol Company’, “ ka thënë ai.

    Por, pronari i “Petrol Comapny”, Shkëlzen Jusaj, dha edhe një tjetër lajm të mirë. Familja Hajzeraj nuk u bë vetëm me kulm mbi kokë, por edhe me të ardhura të sigurta mujore, pasi dy djem të kësaj familjeje janë punësuar në “Petrol Company”.

    Jusaj: Kemi punësuar edhe dy djemtë e kësaj familje

    “Ne për familjen Hajzeraj kemi dhuruar edhe dy vende të punës, gjithashtu djemtë e zotit Avdyl punojnë në Petrol Compani dhe janë ndër punëtorët më të zellshëm të cilët i falënderoj për kontributin e tyre sepse edhe atë përkushtimin tonë edhe besimin tonë janë duke e kthyer me të mirë prandaj ndihemi të lumtur që kanë vullnetin me punu dhe kjo situatë nuk ka qenë për fajin e tyre por për fajin e rrethanave ku jetojmë”, vijoi Jusaj.

    Për një fjalë rasti ishte edhe nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Arian Tahiri, i cili deklaroi se kjo komunë do të vazhdojë të qëndrojë afër familjeve të cilat janë në nevojë, por duke mos harruar të përmend edhe bashkëpunëtorët.

    Tahiri: Ne si komunë do t’i mbështesim familjet në nevojë

    Si Komunë e Mitrovicës do të vazhdojmë brenda kapaciteteve tona çdo moment çdo ditë të jemi afër familjeve në nevojë, e dimë që është një numër i madh i familjeve të cilat kanë nevojë për shtëpi për banim dhe për kushte të tjera elementare, do të mundohemi që brenda kapaciteteve tona ti mbështesim dhe të jemi afër tyre por do t’i shfrytëzojmë edhe mundësitë tona të tjera duke bashkëpunuar me individë me kompani të vullnetit të mirë të cilët kanë gatishmëri që t’i mbështesin;, ka shtuar ai.

    “Petrol Company” me dorëzimin e çelësave të kësaj shtëpie që është shtëpia e 8-të me radhë, përmbyll kampanjën e saj humanitare për të vazhduar edhe në vitet në vazhdim.

     

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Artikull i Sponsoruar24 Prill 2024
    Ambasadori i Francës, Olivier Guerot, është përfaqësuesi i radhës i korit diplomatik të akredituar në Kosovë, i cili ka vizituar ambientet e...
    Artikull i Sponsoruar17 Prill 2024
    Në kohën kur bukuria e traditave lokale po mbetet shpesh nën hije, është thelbësore të kujtojmë vlerat dhe të përqafojmë atë që...
    Artikull i Sponsoruar11 Prill 2024
    Kompania liderë e turizmit në Kosovë “Sharr Travel” ka  sjellë një oferte bombastike për këtë fundjavë në bashkëpunim me Hotel Regina City...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    BE-ja tha të premten se do të jap 68 milionë euro shtesë për të ofruar ndihmën e nevojshme për palestinezët në Gaza,...
    Kronika26 Prill 2024
    Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur sot kundërvajtësin (shoferin)...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Franca dhe Gjermania arritën pajtim për të prodhuar së bashku gjeneratën e re të tankeve luftuese, të pajisura me inteligjencë artificiale dhe...
    Lajme26 Prill 2024
    “Nuk besoj që ka shqiptarë me mendë në krye, që është psiqikisht i shëndoshë  mundet me qenë antiamerikan. Vetën ndonjë person i...
    Lajme26 Prill 2024
    Policia e Kosovës njofton se njësia për kontroll të autostradave, në zonën ku kufizimi i shpejtësisë është 120 km/h, ka identifikuar shoferin...
    Lajme26 Prill 2024
    Të hënën është diskutuar për situatën në Kosovë në seancën e Këshillit të Sigurisë të Organizatës së Kombëve të Bashkuara ku vendi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.