Në Spitalin e Pejës po trajtohen 67 pacientë me COVID-19. Nga spitali njoftojnë se 50 pacientë janë duke u trajtuar në oksigjenoterapi, ndërsa 11 janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa dy pacientë të tjerë janë në respirator (CPAP).
“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 50 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë dhe 2 pacientë janë në Respirator (CPAP)”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 184 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 16 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.