66 pacientë me COVID-19 janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.
Sa i përket gjendjes së pacientëve: dy janë në respiratorë (CPAP), 46 pacientë janë në oksigjeno- terapi, ndërsa nga këta 10 janë në gjendje më të rëndë.
Ndërsa, tre pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Njoftimi i spitalit:
66 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 2 pacientë janë në Respirator (CPAP), 46 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 10 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 240 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 19 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 3 lindje normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 5 foshnje, 4 të gjinisë mashkullore dhe 1 e gjinisë femërore.
256 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,610 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione.