Angelina Jolie, u kap në shoqërinë e muzikantit më të ri Abel Makonen Tesfaya, i njohur më mirë si “The weekend”. Aktorja e famshme, e cila ende po lufton për kujdestarinë e fëmijëve, pasi u nda nga Brad Pitt, më në fund është përsëri e dashuruar. Sipas mediave të huaja, Angelina u kap gjatë një darke në një restorant me këngëtarin i cili është 15 vjet më i ri se ajo.
Edhe pse fansat pretendojnë se është një takim romantik, ka edhe nga ata që deklarojnë se janë takuar për arsye biznesi. “Padyshim që ata nuk po përpiqen ta fshehin darkën e tyre së bashku. Ai është përfundimisht është i përqendruar në lëvizjen në industrinë e filmit. Ai është duke xhiruar një serial të ri HBO në të cilin po vepron”, tha një burim i afërt me këngëtarin./FrontOnline/