Policia e Kosovës, ka arrestuar një person të dyshuar në Mitrovicë.
I njëjti dyshohet për veprën penale “Kanosje”.
Komunikata e plotë e Polisicë:
Në orët e mbrëmjes së datës 17 gusht 2022, në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë, është raportuar dhe iniciuar një rast me elemente të veprës penale ‘ Kanosje’.
Bazuar në deklaratën e ankuesit dhe hetimet fillestare bëhet e ditur se deri sa ankuesi-viktima ndodhej në vendin e tij të punës i njëjti përmes telefoni është kanosur nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime të nevojshme hetimore me ç’ rast është identifikuar dhe arrestuar personi i dyshuar F. M., 63 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës.
Të gjitha veprimet hetimore i janë paraqitur prokurorit të rastit. Rasti është iniciuar dhe është duke u hetuar për veprën penale ‘Kanosje’. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit të rastit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Front Online