×
  • Sport
  • Sport

    Edhe një sportist nga Kosova siguron pjesëmarrjën në Lojërat Olpimpike “Tokio 2020”

    FrontOnline
    28 Maj 2021

    Ka shkuar në dhjetë numri i sportistëve që do ta përfaqësojnë ekipin olimpik të Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

    Komiteti Olimpik i Kosovës ka pranuar ftesën e Komisionit Tre-Palësh për Drilon Ibrahimin, i cili do të përfaqësojë Federata e Shenjetarise Sportive e Kosoves në Tokio 2020, përcjell FrontOnline.

    “Komisioni Tre Palësh (Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Asociacioni i Komiteteve Olimpike Kombëtare, Asociacioni i Federatave Ndërkombëtare të Sporteve Verore) në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shenjëtarisë, se sportistit Drilon Ibrahimi i është ofruar një vend me ftesë”, thuhet në konfirmimin e këtij komisioni dërguar KOK-ut.

    Ibrahimi, bursist olimpik i KOK-ut, ishte përfshirë në listën prej gjashtë sportistëve të propozuar nga KOK-u për Komisionin Tre Palësh.

    Shenjëtari nga Vitia kishte fituar MQS-në, që në sportin e shenjëtarisë njihet si “pikët minimale kualifikuese për Lojërat Olimpike”.

    Deri më tani, KOK-u ka gjashtë norma olimpike, pesë nga sporti i xhudos dhe një nga mundja, ndërsa tri ftesa të univerzalitetit janë caktuar për notin (2) dhe atletikën.

    Shpresa për të fituar normën olimpike kanë edhe sportet e karatesë dhe boksit.

    Lojërat e shtyera Olimpike Tokio 2020 mbahen prej 23 korrik – 8 gusht 2021 në Tokio të Japonisë./FrontOnline/

    Nga Rubrika
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Sport17 Nëntor 2024
    Vedat Muriqi, Edon Zhegrova, e Florent Muslija i mundësuan një futbollisti të vogël të ndajë çaste me ta, para stërvitjes së fundit...
    Sport17 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut. Sot në Maqedoninë e...
    Të tjera
    Lajme17 Nëntor 2024
    Futbollisti i njohur Taulant Xhaka, sot në Zvicër ka dalë në skenë në përkrahje të Bedri Hamzës për Kryeministër. Xhaka ka marrë...
    Sport17 Nëntor 2024
    Muamed Sejdini, ka dhënë dorëheqje nga kreu i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut. Ai e bëri të ditur këtë përmes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Një vetaksident ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralën Duhël – Suharekë, saktësisht në vendin e njohur si Biraçë. Si pasojë e...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Administrata e Presidentit Joe Biden ka hequr kufizimet që nuk e lejonin Ukrainën të përdorte armatime amerikane për të kryer sulme në...
    Vip17 Nëntor 2024
    Diskutimet mes Xhenetës dhe Gjestit kanë vazhduar edhe më tej. Bisedat e tyre silleshin rreth situatës mes Gjestit dhe Edit, gjatë mbrëmjes...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i LDK’së, Besian Mustafa ka publikuar një video të ministres Arbërie Nëgavci, për të cilën thotë se dëgjohet në Kuvend duke...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.