Ford F-150 Lightning elektrik
Ford F-150 i ri elektrik ka shtimin Lightning në emrin e tij (një emër i përdorur tashmë gjatë viteve 1990 për versionet sportive të F-150), dhe konsiderohet kyç për arritjen e qëllimeve të elektrizimit të Ford.
Ford ka premtuar se F-150 Lightning do të ofrojë “forcën, ngarkesën dhe aftësinë tërheqëse që është një shenjë dalluese” e të gjitha modeleve të Ford Pick-up. Automjeti ka 563 kuaj fuqi dhe 1050 Nm, ndërsa përshpejtimi nga 0 në 100 km/h arrihet për 4,6 sekonda.
Bie në sy edhe një bagazh 400 litërsh në pjesën e përparme, tabela digjitale e instrumenteve 12 inç dhe ekrani i sistemit infotainment 15.5 inç.
Çmimet në SHBA fillojnë nga 39,900 dollarë për versionin me paketën standard të baterisë (diapazoni 370 km), dhe një version me autonomi më të gjatë (482 km) do të jetë gjithashtu i disponueshëm. Gama do të përfshijë gjithashtu një version të Ford F-150 Lightning XLT me një çmim prej 52,900 $. F-150 Lightning do të prodhohet në Dearborn, Michigan, dhe lansimi në treg është planifikuar për mesin e vitit të ardhshëm./FrontOnline/