×
  • Lajme
  • Lajme

    60 milionë eurot e Qeverisë, Ministria e Financave tregon kujt do t’i ndahen ato

    FrontOnline
    01 Tetor 2020

    Qeveria e Kosovës ka miratuar ndarjen e 87 milionë eurove nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike, prej tyre, 60 milionë euro janë ndarë për subvencionimin e pagave për bizneset aktive.

    Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, ka thënë në Klan Kosova që i gjithë fokusi do të shkojë drejt sektorit privat, pasi sipas tij, ka pasë humbje shumë më të mëdha gjatë pandemisë.

    “Ne po mundohemi, sa kemi kapacitete që të gjithë orientimin ta fokusojmë në sektorin privat. Këto mjete që do të ndahen, vendimi i qeverisë e thotë qartë, kemi mësuar prej Pakos Emergjente kur kanë qenë kriteret shumë të hapura dhe  e saktëson që këto mjete do të ndahen për ndërmarrjet private aktive. Në rast se ka ndërmarrje të reja, do të merret numri i punëtorëve të korrikut”.

    “Këto mjete, 60 milionë do të ndahen për kokë të punëtorëve, varësisht prej numrit të punëtorëve që i  ka një ndërmarrje private – ai numër do ta diktojë sa do të jetë shuma për një person”.

    Krasniqi ka thënë që kjo do të realizohet shumë shpejt dhe prej këtij vendimi, përjashtohen ndërmarrjet publike dhe ato që e kanë tregun e rregulluar.

    “Shumat nuk i ndahen punëtorëve por ndërmarrjes. Mjetet shkojnë në llogari të pronarit, me qëllim që të subvencionohen pagat e punëtorëve dhe të ruhet fuqia punëtore. Për me funksionu mirë një ndërmarrje private, është normale që duhet të kujdeset ai që i ka punësuar punëtorët”.

    Krasniqi ka theksuar se Qeveria Hoti ka vepruar me mjeshtëri gjatë pandemisë, sepse sipas tij, sa i përket financave asgjë si ka munguar sistemit shëndetësor.

    “Ne kemi planifikuar këtë vit me pasë rritje reale ekonomike rreth 4.5%. Për shkak të pandemisë, fillimisht kemi menduar që ndikimi pandemik do të jetë dy tre muaj dhe në fakt, ne po e shohim jo vetëm në Kosovë që rënia ekonomike është më e madhe”.

    “Në gjithë botën, edhe në Amerikë, disa biznese mbyllen dhe s’mund as shtetit t’i mbajë dhe çka po bëjmë ne përkundër që jemi ekonomia më e vogël. Mos të harrojmë se prej 2.3 miliard, që ka qenë buxheti fillestar, ne kemi ritur shpenzimet për shkak të pandemisë”.

    “Humbjet janë rreth 600 milionë. Qeveria është dashur të bëjë njëfarë mjeshtrie; ne i kemi ndarë çka ka pasë nevojë Ministria e Shëndetësisë për pajisje, barna dhe elemente tjera që nevojitet për ruajten e shëndetit të qytetarëve – asnjë gjë nuk i ka munguar sektorit në kuptimin financioar për t’u dalë në ndihmë dhe për ta përballuar pjesën shëndetësore”.

     

    Nga Rubrika
    Lajme12 Janar 2025
    Ushtarët e Batalionit Kinetik të Maqedonisë së Veriut, kanë kryer patrullime të motorizuara në Rahovec për disa ditë. Kështu bëri të ditur...
    Lajme12 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, thotë se një ndër ngjarjet më emocionuese dje, ishte prezenca e një zonje në prag...
    Lajme12 Janar 2025
    Njohësi i çështjeve politike, Albert Krasniqi ka thënë se PDK e LDK kanë treguar epërsi ndaj Vetëvendosjes në fushatën zgjedhore. Ai në...
    Të tjera
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duket se është bërë kureshtar të provojë diçka. Ishte Xheneta që e pyeti fillimisht që a pinë ai qumësht të gjirit....
    Vip12 Janar 2025
    Driloni duke bërë shaka me Sarën, i tha kësaj të fundit që të futet në banjo me të. Sara ishte duke e...
    Lajme12 Janar 2025
    Kryeministri Albin Kurti ka vizituar së fundmi Observatorin dhe Planetariumin Kombëtar në Rashincë të Shtimës. Këtë e ka bërë të ditur vetë...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet i PDK-së, Elmi Reçica, njofton se në tubimin madhështor të mbrëmshëm të PDK-së, ishin të pranishëm edhe një shtresë...
    Bota/Rajoni12 Janar 2025
    Prokurori i Posaçëm, Jack Smith, ka dhënë dorëheqje nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, pasi e ka dorëzuar raportin hetues ndaj presidentit të...
    Zgjedhjet 202512 Janar 2025
    Kandidati për deputet, Artan Nimani, nga koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët, ka publikuar fotografi nga kryeqyteti nga trotuarët e pa pastruar nga bora dhe me...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.