59 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në Spitalin e Pejës.
Nga Spitali kanë bërë të ditur se 52 pacientë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi. Ndërkaq 7 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 540 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor dhe nga këta 66 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.