Komuna e Gjilanit ka aktualisht 581 raste aktive me COVID-19.
Kështu u bë e ditur nga mbledhja e Komitetit të Gjilanit për Menaxhimin dhe Parandalimin e përhapjes së COVID-19.
E, duke parë këtë numër në rritje zyrtarët e komunës kanë apeluar tek qytetarët që t’i respektojnë masat kundër përhapjes së virusit.
Gjendja e përgjithshme në komunën e Gjilanit sa i përket përballjes me virusin COVID-19 është si vijon: Nga 6132 testime, 2261 të infektuar në total, 1615 të shëruar, 581 raste aktive, 63 të hospitalizuar dhe 185 mostra në pritje të rezultatit./FrontOnline/