Sot me fillim nga ora 15:00 do të zhvillohen dy ndeshje të forta në Superligën e Kosovës në futboll.
Ndeshjet i takojnë xhiros së 28-të, ku presim spektakël, shkruan FrontOnline.
Llapi sot do të mundohet t’i bëjë ballë një Drite që është favoriti kryesor për titullin e kampionit.
Aktualisht, klubi nga Gjilani ndodhet në vendin e dytë në tabelë me 58 pikë të grumbullua, ndërsa Llapi në vendin e shtatë me 33 pikë.
Kurse ndeshja e dytë është mes Drenicës e Prishtinës, ku kryeqytetasit me një fitore eventuale sot i afrohen vendit të dytë.
Kompania e madhe e basteve, “SmartBets” tashmë ka publikuar kuotat për këto dy ndeshje.
Fitorja e Drenicës vlerësohet me 8.00, barazimi me 4.75, kurse fitorja e Prishtinës me 1.36.
Ndërkaq, fitorja e Llapit vlerësohet me 8.10, barazimi me 5.50, kurse fitorja e Dritës me 1.30./FrontOnline/