Së fundi një ndjekëse në profilin e Arbanës, në njërën nga fotot e saj ka komentuar duke shprehur se ajo po mendonë se Donaldi po vendoset në kushte të pabarabarta me banorët e tjerë.
“Një pyetje: Futja e Romeos për t’i dhënë mesazh është? Përse u dashka gjithë ky suport ndaj tij, vendosni banorët në kushte të barabarta, sepse është i vetmi që ka marrë disa sinjale ose mesazhe…”, shkruan ndjekësja.
Mirëpo Arbana, i ka kthyer një përgjigje shkurt dhe prerë.
“Një përgjigje: Këtu nuk komentohet Big Brother”, shkruan moderatorja, që mesa duket nuk preferon aspak të komentojë ngjarjet në shtëpi.
Arbana ka treguar edhe më parë se nuk do të lejojë as edhe një koment fyes apo ofendues karshi pjesëmarrësve të këtij formati në llogarinë e saj.