Në 24 orët e fundit në Kroaci janë shënuar 3.539 raste të reja të infektimit me koronavrius dhe kanë vdekur 55 persona, ka raporuar sot Shtabi Kombëtar i Mbrojtjes Civile i këtij vendi.
Numri i rasteve aktive sot është gjithsej 22.610.
Prej të sëmurëve, 2.408 janë në shërim spitalor, dhe prej tyre 252 pacientë janë të lidhur me aparate respiratorë.
Prej 25 shkurtit, kur është shënuar rasti i parë i infektimit në Kroaci, janë regjistruar 134.881 persona me koronavirus, prej të cilëve 1.124 kanë vdekur.
Në vet-izolim aktualisht gjenden 52.079 persona.
Deri tani gjithsej janë testuar 769.091 persona, e prej tyre 10.077 në 24 orët e fundit.