×
  • Lajme
  • Lajme

    52 mësimdhënës infektohen me COVID-19 në Gjilan

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    52 mësimdhënës në komunën e Gjilanit janë infektuar me sëmundjen COVID-19. Mirëpo situata me shkollat në këtë komunë është e menaxhueshme. Këtë e pohoi për KosovaPress edhe kryetari i komunës, Lutfi Haziri.

    Megjithatë, asnjë shkollë publike nuk është mbyllur, ndërsa Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19 ka mbyllur dy shkolla private pasi janë konsideruar si buri infeksioni.

    Megjithatë nuk bëhet i ditur numri i nxënësve të prekur dhe emrat e shkollave, Haziri siguroi se të gjithë mësimdhënësit janë në vetizolim dhe po monitorohen nga institucionet lokale shëndetësore.

    “Numri total i tyre është 52 në komunën e Gjilanit, por është e menaxhueshme. Këta janë në vetizolim dhe në monitorim 24 orë nga ana e institucioneve shëndetësore të komunës së Gjilanit, po qëndrojnë në shtëpi të tyre, dhe nuk ka vendim për mbyllje kolektive të as një shkolle. Dy shkolla private me rekomandim, menaxhmenti i komitetit në Gjilan i ka mbyllë sepse ato kanë qenë, në rastin e parë ka qenë burim i infeksionit dhe edhe shkollat publike janë infektuar nga ky rast”, ka thënë Haziri.

    Megjithatë, pesë klasë janë mbyllur përkohësisht dhe kanë kaluar në Skenarin C të mësimit që është ai online.

    Haziri thotë se shkollat publike nuk janë burim infeksioni dhe se arsimtarët që kanë rezultuar pozitivë janë prekur nga virusi SARS-COV-2 jashtë ambienteve shkollore.

    “As një shkollë publike nuk është mbyllur, pesë klasë ne i kemi mësim online, sipas opsionit C që e quajmë në strategjinë dhe planin për zbatim të korikullës këtë vit në kushte pandemie, këto pesë klasë janë të një shkolle fillore në komunën e Gjilanit… Nuk kemi burim të infeksionit brenda shkollës, burimi i infeksionit ka ardhur prej jashtë shkollës. Në dy rastet e para që i kemi zbuluar ka qenë arsimtar që kanë qenë të infektuar nga jashtë dhe që fatkeqësisht mandej ka rezultuar edhe më bartje të infeksionit në disa raste, më e shumta tek arsimtaret se sa tek nxënësit”, ka thënë Haziri.

    Ndryshe, Gjilani është komuna e dytë pas Prishtinës sa i përket numrit të rasteve me COVID-19 me 1331 të infektuar gjithsej. Prej tyre, janë shëruar 1054 qytetarë ndërsa 40 prej tyre e kanë humbur betejën me këtë sëmundje. Aktualisht, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, në këtë komunë janë 237 raste aktive.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë janë zhvilluar nën ndërmjetësimin e tre shefave...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Vetëm gjatë muajit gusht të këtij viti rreth 140 qifte vendosën t’i ndajnë rrugët e tyre. Sipas të dhënave të Agjencisë së...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Njohësi i Çështjeve të Sigurisë, Bedri Elezi për Front Online, thotë se nuk ka besuar në premtimin e kryeministrit Albin Kurti për...
    Të tjera
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një burrë ka njoftuar policinë në veri se sa ishte duke qëndruar para një lokali me shokët e tij, një i dyshuar...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka kujtuar vëllanë e tij, Luanin, i cili do ta festonte ditëlindjen e 51-të sot nëse...
    Bota/Rajoni17 Nëntor 2024
    Sot bëhen 80 vjet që kur u çlirua kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana. Për këtë ditë, ka shkruar edhe kryeministri i vendit, Edi...
    Lajme17 Nëntor 2024
    Deputeti i AAK-së njëherit edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, e konsideron mashtrim populist, premtimin...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një grua në Malishevë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj. E njëjta pasi ka pranuar tretman mjekësor me dëshirën...
    Kronika17 Nëntor 2024
    Një i mitur në Kaçanik ka kërcënuar me thikë një grua. Sipas policisë, kjo rrodhi pasi djali i gruas ditë më parë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.