×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    E konfirmojnë zyrtarët amerikanë, godina e Kapitolit është tashmë e sigurt

    FrontOnline
    07 Janar 2021

    Policia ka nisur të zmbrapsë protestuesit jashtë Kapitolit, teksa raportohet që janë përdorur edhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

    Sipas Associated Press, një person ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri në mjediset e brendshme të Kapitolit.

    Gjithashtu raportohet se një grua është lënduar dhe është në gjendje kritike për jetën.

    Senatori republikan Rand Paul ka dalë kundër përmbysjes së rezultatit të zgjedhjeve.

    “Vota sot nuk është protestë; vota sot është në plot kuptimin e fjalës një përmbysje e rezultatit! Të votosh për të përmbysur një rezultat të certifikuar është e kundërta e asaj që ne si republikanë mbrojmë. Ky do të ishte një mallkim i përjetshëm i Kolegjit Elektoral”.

    Një sërë protestash më të vogla vijojnë edhe në disa shtete të tjera, duke përfshirë: Oregon, Atlanta dhe Denver.

    Në rrjete sociale kanë dalë video ku protestuesit nuk pranojnë “të kthehen në shtëpi” edhe pas thirrjes së Trump.

    “Nuk do të shkojmë askund, ky është vetëm fillimi”, tha një prej protestuesve, raporton euronews.al.

    Mbështetës të Presidentit në detyrë Donald Trump mësynë mesditën e së mërkurës mjediset e Kongresit amerikan duke pezulluar seancën që pritej të konfirmonte mandatin e Joe Biden si President i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Në përshkallëzim të situatës, vetë Trump ka bërë thirrje për qetësi duke kërkuar që qytetarët të mbështesin forcat e rendit.

    “I bëj thirrje gjithkujt në Kongres të qëndrojnë paqësisht. Jo dhunë! Kujtoni, ne jemi partia e ligjit dhe rendit, respektoni ligjin dhe burrat dhe gratë tona të shkëlqyeshme në uniformat blu, ju faleminderit,” – shkroi Trump në Twitter.

    Situata ndodh mesditën e së mërkurës (sipas orës lokale) pak orë pasi Presidenti Donald Trump i kishte kërkuar zëvendës-presidentit Mike Pence që të kërkonte në Kongres ndalimin e mandatimit të Joe Biden mbi bazën e pretendimeve për manipulim të zgjedhjeve.

    Pence deklaroi se nuk kishte mundësi të kundërshtonte mandatimin e Biden, pavarësisht presionit dhe pas kësaj Trump reagoi në Twitter duke thënë se “ai nuk pati kurajon të bënte atë që duhej bërë për të mbrojtur vendin dhe Kushtetutën”.

    Më herët Trump i qe drejtuar protestuesve se “ata nuk do të lëshojnë kurrë”.

    Situata u bë kaotike kur qindra protestues iu drejtuan mjediseve të brendshme të Kongresit duke detyruar pezullimin e seancës. Forcat e sigurisë i vunë ligjvënësit në mjedise të sigurta duke shmangur situata të dhunshme brenda.

    Çmime më të lira të naftës dhe oferta fantastike në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.