500 deri në 50 mijë euro mund të gjobiten partitë politike në Komunën e Podujevës dhe atë të Mitrovicës së Veriut në rast se shkelin rregullat e fushatës zgjedhore.
Kështu ka bërë të ditur për FrontOnline, kryesuesi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), Shukri Sylejmani.
“Dënimet nuk janë edhe të vogla fare, psh.,dënimi i parë 500, 1 mijë euro, 1500, 2000, vazhdon dënimi nderi në 50 mijë euro që kemi të drejtë medënu një subjekt politik. Nuk po them që kemi pas raste që për një shkelje kemi dhënë dënime të larta, por është karakteristikë i përsërisin shkeljet edhe tash ata të njoftuar për të gjitha shkeljet”, ka thënë ai.
Sylejmani ka bërë të ditur se pavarësisht që fushata në këto dy komuna ka filluar si institucion deri më tani ende nuk kanë pranuar asnjë ankesë nga partitë politike.
Por, thotë se ka ende kohë, dhe se ankesat mund të vijnë në çdo kohë.
“Ju informoj që ky institucion ligjërisht i paraparë për menaxhimin e ankesave nërastin e zgjedhjeve nuk ka pranuar ndaj asnjë subjekti deri më tash ankesë lidhur me fushatën zgjedhore edhe pse fushata zgjedhore për këto dy komuna ka filluar. Për Mitrovicën ka filluar që disa ditë ndërsa për Podujevën tash rishtazi.Kanë kohë akoma me paraqit ankesë, ne do të jemi këtu për të dhënëpërgjigje”, ka deklaruara Sylejmani.
Sipas tij, kudo që PZAP has në shkelje të Kodit të Mirësjelljes nga partitë politike për gjithsecilën do të ketë sanksione.
“Të gjitha subjektet politike janë tëinformuar për kodin e mirësjelljes, për ato dispozita që janë në kuadër të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme. Subjektet politike e dinë mirë se si bëhet fushata zgjedhore, çka kanë drejtë, çka nuk kanë të drejtë, çka është e sanksionuar sidomos ato subjekte që kanëmarrë pjese edhe më herët në zgjedhje. Ne aty ku gjejmë shkelje tëKodit të Mirësjelljes normalisht që me aprovimin e atyre ankesave japim edhe sanksione në të holla me qëllim tëvetëdijesimit dhe preventives në mënyrë që zgjedhjet me dal me një imazh të mirë, me qenë të pranueshme”, ka treguar Sylejmani.
I pari i PZAP-së, ka pohuar se gjobat janë të caktuar me një rregullore të brendshme dhe se për përmbajtjen e kësaj rregulloreje janë të njoftuara të gjitha subjektet politike.
“Gjobat i kemi të caktuat me një rregullore të brendshme dhe për përmbajtjen e asaj rregulloreje subjektet politike janë të njoftuara ,e dinë çfarë dënimi marrin për herën e parë , edhe kur e përsërisin njëherë, dy herë, tri herë, varësisht sa herë e përsërisin shkon nga njëpërqindje e atij dënimi duke u rritur”, ka deklaruar Sylejmani për FrontOnline.
Sipas vendimit të Komisionit Qendror Zgjedhor buxheti i planifikuar për këto zgjedhje që do të mbahen të dielën në komunën e Podujevës dhe të Mitrovicës së Veriut është 193 mijë e 181 euro. Në kuadër të këtij buxheti janë paraparë dy raundet, ashtu siç kërkohet me ligj.
Në Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvend të Kosovës të mbajtura më 06 tetor 2019, PZAP-i ndaj subjekteve politike ka shqiptuar gjoba në shumë prej 360 mijë euro ku prej tyre janë paguar nga subjektet politike 354 e 900 euro, dhe kanë mbetur të papaguara 5 mijë e 100 euro./FrontOnline/