Një ngjarje rëndë ka tronditur sot pasdite qytetin e Tetovës. Një grua 36 vjeçare dhe vajza e saj 4 vjeçare janë gjetur pa shenja jete në Sllatinë të Tetovës.
Dyshohet se ato janë rrahur për vdekje nga një 50 vjeçar, bashkëshorti i viktimës.
Trupat e pajetë janë dërguar në Spitalin Klinik të Tetovës, ku po kryhet obduksioni.
Ndërsa, bashkëshorti i viktimës është sjell në spitalin e Tetovës prej ku pritet të ndalohet në polici.
Në vendngjarje ka dalë policia dhe prokurori publik./RTK