Në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” do të lejohen 50 përqind e tifozëve vendas (japonezë), nëse maksimumi i vendeve ku zhvillohen garat nuk kalon kapacitetin prej 10 mijë tifozëve.
Tifozët jashtë Japonisë nuk do të lejohen.
Vendimi është marrë dje nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, Qeveria e Japonisë dhe organizatori i LO “Tokio 2020”./FrontOnline/