×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    50 mijë € për stolisjen e kryeqytetit, shtëpizat e drurit s’do të vendosën këtë vit

    FrontOnline
    19 Nëntor 2020

    Sheshet e kryeqytetit pas pak ditësh do të marrin pamje tjetër.

    Kjo pasi sot ka filluar stolisja e tyre për festat e fundvitit, ani pse u deshën ditë të tëra diskutimi për të vendosur për ose jo stolisjen e këtyre shesheve.

    Këtë vit, stolisja e kryeqytetit komunës do t’i kushtojë 50 mijë euro.

    Arkitektja në zyrën për rigjenerim urban në Komunën e Prishtinës, Mimoza Sylejmani ka thënë për FrontOnline se kontrata për stolisjen e kryeqytetit është tri vjeçare dhe se çdo vit do të shpenzohen nga 50 mijë euro.

    “Ka qenë kontratë kornizë e cila është publiku në prokurim në vitin e kaluar, diku në muajin mars dhe kanë përfunduar procedurat diku në qershor dhe kontrata ka qenë për tri vite që t’indahet linja buxhetore Drejtorisë së Kulturës 150 mijë euro, çdo vit shpenzohen ka 50 mijë euro sepse është kontratë kornizë”, ka thënë ajo.

    Sipas saj, shtëpizat që janë vendosur çdo vit në shesh, këtë vit nuk do të vendosen për shkak të situatës me Covid-19.

    “Shtëpizat në këtë vit nuk do të jenë për shkak se ato tërheqin qytetarët. Të gjithë e dimë që jemi të mbyllur pas orës 19:00, por pak a shumë të shohin dritë në këtë errësirë që e kemi”, ka shtuar ajo.

    Ndërsa, ka treguar se kur do të ndizen dritat në kryeqytet.

    “Po shpresojmë që në fillim të dhjetorit do t’i kemi dritat e ndezura, nuk po jap datë, ndoshta data 5 është por varet se si na merr moti, dhe ndikojnë kushtet atmosferike”, ka deklaruar Sylejmani.

    E, duke pas parasysh situatën me Covid-19, qytetarët për FrontOnline japin mendimet e tyre se a duhet të stolistet kryeqyteti apo jo.

    Një qytetar thotë se sheshet duhet të stolisen, por duhet të jenë më pak të rregulluara.

    “Pse po pyetni veç për fundvitin. Në kohë lufte njerëzit martohen, gëzohen,hidhërohen, unë besoj që po, ndoshta pak më modest, por po”, ka thënë ai.

    Por, ndryshe mendon një qytetar tjetër.

    “Jo, se është kohë pandemie dhe nuk kanë njerëzit”, ka thënë ai.

    Por, ka edhe të atillë që thonë se gjithmonë janë stolisë dhe kjo duhet të bëhet edhe këtë vit.

    “Unë mendoj që po, gjithmonëi kemi stolisë dhe pse jo”, ka shtuar ai.

    “Po, le te stoliset le të kënaqet populli pak le të shohin mirë diçka, kështu që nuk ka asnjë problem”, ka thënë një qytetar tjetër.

    Disa komuna të vendit kanë marrë vendim që këtë vit mos të stolisin sheshet e tyre për shkak të pandemisë, në mënyrë qe mjetet e ndara të shkojnë për familjet në nevojë./FrontOnline/

     

    Nga Rubrika
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kush ia mësyn të dalë nga Kosova, përmes pikës kufitare në Muçibabë do i duhet të pres deri në 50 minuta. Atje...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    “ Trepça” ka njoftuar se më 27 dhjetor – dje, i ka ekzekutuar pagat për të gjithë punonjësit e ndërmarrjes, duke i...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ish-prokurori Elez Blakaj, ka thënë se edhe gjatë vitit 2024, puna dhe rezultatet në sistemin prokurorial dhe gjyqësor mbesin akoma larg pritshmërive...
    Të tjera
    Sport28 Dhjetor 2024
    Ylli i Arsenalit, Bukayo Saka, ka thyer heshtjen e tij pas lëndimit që pësoi e i cili do ta lë atë për...
    Bota/Rajoni28 Dhjetor 2024
    Forcat izraelite arrestuan më shumë se 240 palestinezë, përfshirë dhjetëra nga stafi mjekësor dhe drejtorin e një spitali verior të Gazës që...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kandidati i për deputet nga radhët e PDK-së, Ilir Tahiri, thotë se si pasojë e mungesës së energjisë elektrike dhe temperaturave të...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli, ka kundërshtuar pretendimet se masat e subvencionimit të pajisjeve ngorhëse efiçiente nga dikasteri që ajo udhëheq kanë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Kryetari i Partisë Republikane, Nikolla Sandulloviq, njoftoi se Prokuroria e Lartë Publike në Nish e ka hedhur poshtë padinë penale të Ministrisë...
    Lajme28 Dhjetor 2024
    Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sot nisën punimet e edicionit të 7-të të Konferencës së Ambasadorëve. Në...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.