Reperi 50 Cent ka paditur një kirurge plastike në Florida, për të cilën ai pretendon se ka përdorur një foto të tyre të përbashkët për të përfaqësuar në mënyrë të rreme se ai iu nënshtrua një operacioni të penisit në klinikën e saj. Sipas dokumenteve të gjykatës, reperi amerikan ka paditur Angela Kogan dhe kompaninë e saj Perfection Plastic Surgery dhe MedSpa.
Ai ka treguar se si ka bërë një foto me Koganin dy vite më parë, sepse ai mendonte se ajo ishte fanse e tij. Megjithatë, kirurgia plastike vazhdoi ta përdorte foton në rrjetet sociale për të promovuar punën e saj.
Situata u përshkallëzua kur The Shade Room bëri një histori për burrat që i nënshtroheshin procedurave të zmadhimit të penisit dhe si pjesë e asaj historie ata përdorën foton e lartpërmendur. 50 Cent theksoi se Kogan dhe bashkëpunëtorët e saj janë të vetëdijshëm se ai kurrë nuk i është nënshtruar asnjë lloj operacioni në klinikë dhe dëshiron që ata të mos përdorin foton.
Ai tha se fotoja në fjalë po i dëmton punën e tij profesionale dhe se kirurgia plastike po abuzon me emrin dhe punën e tij. Madje ai vendosi të kërkonte dëmshpërblim financiar nga Kogan për publikimin e fotos.
Edhe pse një gjykatës federal donte të rrëzonte padinë e reperit, gjyqtari Robert N. Scola Jr. tha se pretendimet në padi ishin mjaft të forta për të vazhduar me rastin. Kogan pohon se fotografia nga Instagrami është vetëm duke falënderuar muzikantin që ka vizituar zyrën e saj.
“Meqenëse të pandehurit vetë morën përsipër detyrimin për të postuar videot në llogaritë e tyre në Instagram, Jackson ndoshta mund të pretendojë se të pandehurit përdorën imazhin e tij pa autorizim për të promovuar biznesin e tyre”, shpjegoi gjyqtari Scola./FrontOnline/