×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 Ushqimet më të shëndetshme të vjeshtës

    FrontOnline
    14 Tetor 2020

    Vjeshta është stina ideale për shumë fruta, zarzavate peshk, ushqime të nëntokës, të cilat mund të na ndihmojnë të humbasim kilogramët e tepërt, të mbrojmë zemrën e të kemi imunitet më të fortë.

    Kungulli

    Jo më kot e cilësojnë si mbretin e vjeshtës. Kungulli përzgjidhet me kujdes për përgatitjen e gatimeve të ndryshme, byrekut të famshëm të trojeve tona, supave apo ëmbëlsirave. Një tjetër metodë për të shijuar kungullin është pjekja në furrë. Atë mund ta shoqëroni me kajmak të qumështit të dhisë dhe arra. Vjeshta është stina ideale për të shijuar vlerat fantastike të kungullit.
    Kërpudhat

    Kërpudhat janë një burim i mirë i vitaminës B, që na ndihmon të marrim energji duke shpërbërë proteinat, yndyrnat dhe karbohidratet. Ato kanë shumë shije e vlera dhe pak kalori. Kërpudhat kanë në përmbajtjen e tyre selenium, zink dhe kalium. Të tre këto minerale janë antioksidantë të fuqishëm, të cilat i bëjnë mirë zemrës dhe e mbrojnë atë nga një sërë sëmundjesh.

    Lulelakra

    Lulelakra përmban antioksidantë, të cilët janë thelbësorë për sistemin imunitar. Lulelakra është e pasur me vitaminë B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, Omega-3 dhe vitaminë K. Lulelakra njihet si një perime super e shëndetshme sepse është një burim sulforafani, një substancë që sulmon qelizat e dëmshme dhe ngadalëson rritjen e qelizave tumorale. Lulelakra është një burim i mirë fibre që përmirëson tretjen. Një racion me lulelakër përmban 3.35 g fibër dietike, e cila pastron sistemin tretës nga substancat e dëmshme dhe ndihmon kundër mbipeshës.

    Molla

    Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë, që të mbrojnë nga një sërë simptomash dhe sëmundjesh. Studimet kanë treguar, që konsumimi i mollës ul ndjeshëm rrezikun e goditjeve në tru.

    Ngrënia e rregullt e mollës besohet se ul rrezikun e shfaqjes së diabetit të tipit 2 sepse ajo përmban fibër dhe ndihmon në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Një studim të cilit i referohet Agroweb thotë se ngrënia e dy mollëve në ditë për të paktën 8 javë i bën mirë zemrës sepse ul nivelin e kolesterolit në gjak me deri në 4 përqind.

    Dardha

    Dardha ka përmbajtje të lartë fibre, vitamina B2 , C, E, përmban bakër dhe kalium si dhe antioksidantë. Sipas kërkimeve, konsumi i dardhës ul sasinë e sheqerit në gjak si dhe ndihmon ne mirëmbajtjen e peshës trupore.

    Nga Rubrika
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Dashi Dashuria: Mundohuni të gjeni paqen e brendshme që ju mungon për një kohë: nëse dashuria nuk shkon siç duhet, pjesërisht është...
    Lifestyle25 Nëntor 2024
    Uthulla e verës së bardhë njihet gjerësisht si pjesë e ushqimit, por a keni provuar ndonjëherë uthullën e kuqe? Uthulla e verës...
    Lifestyle22 Nëntor 2024
    Lumturia nuk është një gjendje apo tipar i përhershëm, por një praktikë e përditshme që na çon në një pamje më pozitive...
    Të tjera
    Vip25 Nëntor 2024
    Ka filluar spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova 3, i 12-ti me radhë. Pritet të jetë një natë spektakulare nën prezantimin...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një tërmet me magnitudë 4.6 ballë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në qytetin Malatya të Turqisë. Siç raporton Anadolu, lëkundjet...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Presidentja Vjosa Osmani ka publikuar fotografi nga takimi me mërgimtarë në Halifax të Kanadasë. Osmani ka thënë se ka takuar shumë shqiptarë...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Prokurori i Posaçëm Jack Smith i kërkoi një gjykatësi federal të hënën të pushojë çështjen ndaj ish-Presidenti Donald Trump nën akuzën për...
    Vip25 Nëntor 2024
    Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Edi, ka treguar se numri i këmbës së tij është 48. Kjo veçori e tij...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, mori pjesë në ceremoninë solemne me rastin shënimit të 80-vjetorit të Bibliotekës Kombëtare, e cila...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.