×
  • Lifestyle
  • Lifestyle

    5 gjëra të thjeshta që mund të bëni gjatë seksit për ta bërë më të mirë

    FrontOnline
    23 Dhjetor 2024

    Seksi është një nga ato aktivitete të rralla që na shtyn të ndalojmë për pak nga rutina jonë e zhurmshme dhe të përqendrohemi vetëm te kënaqësia, si ajo e partnerit, ashtu edhe e jona. Duke qenë se qëllimi kryesor i këtij akti është të krijojmë një lidhje të veçantë, të relaksohemi dhe të shijojmë momentin, përse të mos e bëjmë përvojën sa më të kënaqshme?

    Në shumë raste, mendimet dhe shqetësimet që kemi na pengojnë të lëmë veten të lirë dhe të përjetojmë plotësisht kënaqësinë. Për pasojë, disa e kanë të vështirë të përjetojnë orgazmën ose të krijojnë një lidhje të fortë me partnerin.

    Për fat të mirë, ka disa gjëra të thjeshta që mund t’i mbani parasysh për ta rritur kënaqësinë dhe për ta çmendur partnerin tuaj gjatë këtij procesi:

    1. Mbani kontakt me sy

    Nëse ndjeni se mendja juaj po humbet diku tjetër, provoni t’i shikoni partnerin drejtpërdrejt në sy për disa sekonda. Mund të ndiheni paksa të parehatshëm në fillim, por nëse vazhdoni, do të shihni se ky kontakt krijon një ndjenjë të thellë intimiteti që mund të përkthehet në kënaqësi fizike.

    2. Tregoni një fantazi

    Për t’i dhënë një shkëndijë më shumë momentit, afrohuni pranë dhe pëshpëritini partnerit një fantazi të çmendur që ju keni në mendje. Sigurisht, sigurohuni që partneri juaj është i hapur ndaj këtij lloj komunikimi. Kjo mund të jetë një mënyrë argëtuese për të eksploruar skenarë që ju dyve mund t’ju ndezin dhe ta bëni përvojën edhe më emocionuese.

    3. Ndërroni pozicion

    Nëse jeni në një pozicion që nuk ju pëlqen shumë ose dëshironi të provoni diçka ndryshe, mos kini frikë të flisni ose të merrni iniciativën. Për shembull, përdorni një jastëk për të ngritur legenin ose kaloni në një pozicion ku ndiheni më të fuqishëm dhe në kontroll. Ky vetëbesim do ta bëjë përvojën më të kënaqshme për të dy.

    4. Lëreni imagjinatën të lirë

    Seksi nuk është gjithmonë i kufizuar në dhomën e gjumit. Nëse gjendeni në një rrugë të qetë, përse të mos ndaloni për një moment intimiteti? Ose, provoni diçka të shpejtë në kuzhinë, banjo apo kudo tjetër, kur fëmijët janë larg. Këto momente spontane do të shtojnë emocione të reja në marrëdhënien tuaj.

    5. Përqendrohuni te momenti

    Truri është qendra e kënaqësisë sonë. Ndërsa jeni duke bërë dashuri, përpiquni të mendoni për çdo veprim që po ndodh. Mendoni për atë ndjesi dhe çfare ju ngjall. Përdorni mendjen për t’u lidhur me trupin dhe për të shtuar ndërgjegjsimin për kënaqësine që po përjetoni.

    Duke zbatuar keto këshilla, jo vetem që do të përmirësoni përvojën tuaj, por do të krijoni një lidhje më të thellë dhe më intime me partnerin tuaj. Provoni dhe shijoni rezultatet!

    Sunny Hill 2025: Yjet që do ta pushtojnë Prishtinën
    Nga Rubrika
    Lifestyle16 Maj 2025
    DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të jetë e rëndësishme ta sqaroni se çfarë dëshironi. Sa i përket punës, mund të lindin...
    Lifestyle15 Maj 2025
    Imagjino të dashurohesh me dikë që nuk harron kurrë ditëlindjen tënde, gjithmonë di çfarë të thotë dhe përshtatet në mënyrë të përkryer...
    Lifestyle14 Maj 2025
    E marta, data 13, konsiderohet nga shumë njerëz si dita më e pafat e vitit. Për supersticiozët, është një ditë plot ndalime,...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë, ka propozuar Gazmend Muhaxherin si kandidat për kryetar të kësaj komune edhe për një...
    Lajme16 Maj 2025
    Përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të Quint-it – Francës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara – si dhe përfaqësues të...
    Lajme16 Maj 2025
    Bashkimi Evropian ka reaguar pas operacioneve të fundit të Policisë së Kosovës, inspektimeve dhe mbylljeve të disa objekteve të shërbimeve publike në...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka mbajtur fjalimin e saj në seancën përmbyllëse të Samitit të Liderëve të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë. Ajo...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Do të kemi një skuadër bashkërenduese të Komunitetit Politik Evropian nën kujdesin e zyrës së Presidentit të Këshillit Evropian për një seri...
    Sport16 Maj 2025
    Boksierja Donjeta Sadiku ka fituar medaljen e artë në Kupën e Federatës Botërore (World Boxing” Feliks Stamm” që po mbahet në Varshavë...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.