Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen që po mbahet aktualisht ka njoftuar se ka vendosur për rinumërimin e 494 vendvotimeve, kryesisht për shkak të problemeve të auditimit.
Kjo do bëhet për shkak të problemeve të auditimit.
KQZ-ja ka ndarë në kategori vendvotimet që do të rinumërohen, për arsye të mospërputhjeve të formularëve të rezultateve.
Kategoritë në vijim:
1. Gabimi në bartjen e votës, pasi janë bartur votat gabimisht në subjeket politike dhe nuk kanë arritur ta kalojnë auditimin
2. Gabimi në bartjen në formularët e rezultateve të kandidatëve, për shkak që numri i votave ishte i paqartë
3. Kandidati ka më shumë vota sesa subjekti politik
4. Kur subjekti ka vota, ndërsa kandidati nuk ka vota dhe anasjelltas.