×
  • Lajme
  • Lajme

    49 vjet nga themelimi i Akademisë së Shkencave të Kosovës

    FrontOnline
    18 Dhjetor 2024

    Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës u themelua në vitin 1975, fillimisht si Shoqatë e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, e në vitin 1978 shndërrohet në Akademi.

    Shoqata u transformua në Akademi të Shkencave dhe Arteve të Kosovës përmes Ligjit mbi Themelimin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës të nxjerrë nga Kuvendi i Kosovës, datës 18 prill 1978.

    Në fillim veprimtarinë e saj, ASHAK duhej ta zhvillonte në një bashkërenditje me universitetin në rritje, brenda të cilit vepronin institute e bërthama shkencore dhe hulumtuese në Fakultetin Filozofik/ më vonë të Shkencave të Natyrës, në Fakultetin e Mjekësisë, në Fakultetin Teknik, në Fakultetin Ekonomik, në Fakultetin Filozofik, me institutet e pavarura nga Universiteti dhe nga Akademia – Instituti Albanologjik, Instituti i Historisë, Instituti Hidrometeorologjik, pastaj institutet që vepronin në kuadër/ ose të lidhura me kapacitetet industriale të Kosovës, si Instituti Teknologjik që vepronte në kuadër të Kombinatit Trepça, Instituti i Hulumtimeve që vepronte në kuadër të Elektroekonomisë, Instituti Agroteknologjik në Pejë i lidhur me agroekonominë, dhe të institucioneve të tjera me interes në fushat e shkencës, të arteve dhe të kulturës.

    ASHAK qysh në fillim duhej ta formësonte veprimtarinë e vet si institucioni më i lartë i shkencave dhe arteve, dhe të merrte role të rëndësishme në fushat e shkencave dhe arteve në suaza të organizimit shtetëror të Kosovës brenda Federatës së Jugosllavisë.

    Ajo po ashtu duhej ta harmonizonte punën me Unionin e Akademive të Shkencave dhe Arteve të Jugosllavisë, ku bënte pjesë si anëtare e barabartë dhe në një mandat (1985-1987) qe kryesuese e Unionit dhe qendër e selisë së tij.

    Përmes atij Unioni, ASHAK e zhvillonte dhe veprimtarinë ndërkombëtare.

    ASHAK në atë kohë kishte tri seksione: Seksionin e Shkencave Shoqërore, Seksionin e Shkencave të Natyrës dhe Seksionin e Gjuhësisë, Letërsisë dhe Arteve.

    Më 1985 Kuvendi i ASHAK mori vendim për themelimin e Arkivit të Akademisë e të Institutit të Arkeologjisë dhe të Etnografisë. Arkivi dhe Biblioteka, që ishin funksionalizuar, u shkatërruan pas ndërhyrjes së policisë serbe në selinë e Akademisë më 1994, çka pamundësoi punën e saj më tej në atë godinë.

    Instituti i Arkeologjisë dhe i Etnografisë nuk arriti të themelohej për shkak të trysnive politike dhe tendencave drejt regjimit të Akademisë pas vitit 1985 dhe për arsye edhe buxhetore më vonë.

    Qysh në diskutimet për ndryshimet kushtetuese 1989, Kuvendi i ASHAK-ut doli me angazhimet publike së pari me Deklaratën Kushtetuese, pastaj me angazhimet dhe veprimtaritë e tjera në favor të mbrojtjes së të drejtave që po shkeleshin në mënyrë drastike, si dhe angazhimit bashkë me mekanizmat e tjerë të rezistencës në drejtim të organizimit të referendumit për pavarësi, në drejtim të organizimit e të hartimit të dokumenteve themelore për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

    Nga Rubrika
    Lajme05 Janar 2025
    Kandidati i PDK-së për deputet me numrin 16,  Ferat Shala, së bashku me bashkëluftëtarë dhe kolegë të tjerë, ka bërë homazhe tek...
    Lajme05 Janar 2025
    Pritjet për të dalë nga Kosova po vijojnë deri në 3 orë në pikën kufitare në Merdarë. Kjo sipas të dhënave të...
    Lajme05 Janar 2025
    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Greqisë, Kostas Simitis. Përmes një postimi...
    Të tjera
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    American Airlines ka lëshuar një alarm udhëtimi për 46 aeroporte për shkak të një stuhie dimri që pritet të përfshijë mes-perëndimin e...
    Vip05 Janar 2025
    Driloni ka thënë se do të kishte pasë qejf ta kishte parë në Big Brother Drenushën, nëse kishte qenë 20 vjeçare. Ai...
    Lajme05 Janar 2025
    Në pikën kufitare në Merdar vazhdon të ketë fluks të madh mërgimtarësh të cilët po kthehen në vendet e tyre. Pritjet në...
    Lajme05 Janar 2025
    Nga muaji janar deri në muajin nëntor të vitit 2024, Kosova ka importuar nga Shqipëria mallra në vlerë mbi 302 milionë e...
    Lajme05 Janar 2025
    Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë se Lista Votuese dhe regjistrimi i popullisë duhet të shihen ndaras. Kjo...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Pesë vjet pas shpërthimit të pandemisë vdekjeprurëse COVID-19 që shkaktoi mbi shtatë milionë vdekjen mbarë botën, Kina raportohet se po sheh një...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.