Kina ka publikuar bilancin e 24 orëve të fundit me koronavirus.
Kina raportoi 49 raste të reja me COVID-19 për 2 Nëntorin, nga 24 një ditë më parë, njoftoi të martën autoriteti kombëtar shëndetësor, raporton Reuters.
Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë tha në një deklaratë 44 nga rastet e reja ishin infeksione të importuara me origjinë nga jashtë.
Komisioni raportoi gjithashtu 61 raste të reja asimptomatike, krahasuar me 30 një ditë më parë.
Nga rastet totale të reja asimptomatike, 13 erdhën nga rajoni veriperëndimor i Xinjiang. Autoritetet në rajon kryen testime në shkallë të gjerë pas një shpërthimi të fundit.
Kina nuk i klasifikon pacientët pa simptoma si raste të konfirmuara me COVID-19.
Numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara në Kinë tani qëndron në 86,070, ndërsa numri i të vdekurve mbetet i pandryshuar në 4,634.