×
  • Lajme
  • Lajme

    47 kandidatë për deputetë s’u certifikuan për zgjedhjet e 14 shkurtit, ja për çka u dënuan

    FrontOnline
    28 Janar 2021

    Dënimet të cilat ndaluan kandidatët për deputet nga NISMA, AAK dhe VV të kandidojnë në zgjedhjet e shkurtit.

    Listat e kandidatëve për deputet u dorëzuan nga të gjitha partitë në KQZ.Por jo të gjithë personave brenda listave po iu lejohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Kjo pasi që Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk i certifikoi plot 47 persona për kandidim.

    E ky mos certifikim u bë për arsye të vendimit të Kushtetueses i cili saktëson se personat të cilët kanë padi gjyqësore në afat kohor prej tre vitesh të mos lejohet të kandidojnë për deputet.Por disa prej këtyre dënimeve dolën të jenë dënime të thjeshta trafiku në vlerë më pak se 20 euro.

    Në listën e Vetëvendosjes pos Albin Kurtit, Albulena Haxhiut, Bajram Mavriqit dhe Liburn Aliut kandidimi iu ndalua edhe Labinotë Demi Murtezit.Për disa nga ta tashmë dihet se janë të dënuar për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvend.Mirëpo ish deputetes nga radhët e lëvizjes Vetëvendosje, Labinotë Demi Murtezit vendimi i KQZ-së dhe pastaj edhe i PZAP-së për mos certifikim i duket i padrejtë.

    Kjo e fundit u dënua për një aksident trafiku.E ky nuk është rasti i vetëm që po konsiderohet si padrejtësi ndaj kandidatëve të partive.Në AAK nuk po iu lejohet pjesëmarrja në zgjedhje Shemsedin Dreshaj, Shqipe Kastrati, Rrahim Ajeti.E nga kjo parti po thonë që Shemsedin Dreshajt i janë bërë tri vite e tri ditë në kohën kur u dorëzuan listat për certifikim.E gjoba e tij thuhet të ketë kushtuar 18 euro.Prandaj sipas kryetarit të kësaj partie Ramush Haradinaj, Dreshaj nuk përfshihet tek kandidimet që u ndaluan për shkak të dënimeve të marra në afat prej 3 vitesh.Ndërkohë sipas analistit Yll Zeka dërgimi i ankesave në Gjykatën Supreme nuk do ta ndryshojë vendimin e marrë nga Kushtetuesja.Ndonëse për raste specifike edhe mund të bëhen përjashtime.Zeka shton se në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese nuk ka rëndësi se në çfarë vlere janë gjobat apo dënimet që kandidatët mund t’i kenë marrë.E pos AAK-së e Vetëvendosjes edhe 12 persona nga NISMA nuk u certifikuan./t7

    Nga Rubrika
    Lajme16 Nëntor 2024
    Faton Peci, ministër i Bujqësisë e ka vazhduar avazin e dhënies së granteve drejt njerëzve të afërt me të. Kësaj radhe Peci,...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së Ganimete Musliu, ka falënderuar pjesëmarrësit e takimit të djeshëm në Skenderaj. Ajo tha se “Drenica gjithmonë ka ditur të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Të tjera
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Sekretari organizativ i Rinisë Demokratike të Kosovës, Trim Syla, ka publikuar një parullë, pas skandalit me 100 mijë euro grant, për vëllain...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë një vizite në Augsburg të Gjermanisë, vlerësoi lart kontributin e diasporës kosovare, duke e paraqitur atë...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ishin sonte në Pejë. Lidhur me këtë, Kurti thotë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.