Dje në media është raportuar se Ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi së bashku me kryetarin e Komunës së Vitisë, Sokol Halitin kanë shpenzuar një shumë të madhe të parave vetëm për një drekë.
Për këto raportime kanë reaguar nga Ministrja e Kulturës.
Këshilltarja e Dumoshit, Gentiana Azemi e ka quajtur këtë lajm tendecioz.
“Brenda vetëm disa orëve, shfaqen lajme tendencioze për ministren Dumoshi të cilat janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Dreka e cila po flitet të pranishëm ishin mbi 40 persona dhe ministrja Dumoshi nuk ka qëndruar, vetëm sa është përshëndetur me zyrtarët e Komunës dhe zyrtarët e shkollës së parë shqipe në Stubëll”, ka shkruar Azemi.
Ajo thotë se mund të dokumentohet se Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe nuk abuzon me paratë e qytetarëve,
“Sa për informacion mund të dokumentohet që në çdo rast ministrja Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe në asnjë moment nuk abuzon mbi paratë e qytetarëve. Në këtë kohë e kuptoj që puna e ministres Dumoshi mund t’i pengoj dikujt apo mund të mos i pëlqej, por shumë e ulët për shpifje. Shumë ulët”, ka thënë ajo./GazetaExpress/
Shkrimi i plotë:
Brenda vetëm disa orëve, shfaqen lajme tendencioze për ministren Dumoshi të cilat janë plotësisht të pavërteta dhe nuk qëndrojnë. Dreka e cila po flitet të pranishëm ishin mbi 40 persona dhe ministrja Dumoshi nuk ka qëndruar, vetëm sa është përshëndetur me zyrtarët e Komunës dhe zyrtarët e shkollës së parë shqipe në Stubëll.
Sa për informacion mund të dokumentohet që në çdo rast ministrja Dumoshi i ka shpenzimet më të pakta dhe në asnjë moment nuk abuzon mbi paratë e qytetarëve.
Në këtë kohë e kuptoj që puna e ministres Dumoshi mund t’i pengoj dikujt apo mund të mos i pëlqej, por shumë e ulët për shpifje. Shumë ulët!