×
  • Lajme
  • Lajme

    444 flamuj kombëtar dhe të UÇK-së u vendosën nga Podujeva në Merdare

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Për nder të festave të nëntorit, ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit të dielën morën një aksion. Këta vendosën plot 444 flamuj kombëtar dhe të UÇK-së nga rrethi me shqiponjë në Podujevë deri tek pika kufitare në Merdare. Këtë ide thonë se ua dha një bashkëluftëtar që tani nuk jeton më.

    Uniformën ushtarake e veshën edhe një herë.

    E në rrugët e llapit të dielën dolën me një mision.

    Me vete ish-ushtarët e Zonës Operative të Llapit, morën edhe 444 flamuj.

    Të gjithë këta po i vendosin në magjistralen nga Podujeva në pikën kufitare në Merdare.

    Krahas flamurit të UÇK-së, u vendos edhe ai i Kombëtar.

    Krejt kjo për nder të festave të nëntorit.

    Por, idenë ish-ushtarakët thonë se ua dha një bashkëluftëtar, që tani nuk jeton më.

    “Kjo stolisje e rrugës, është si ide e shokut e bashkëluftëtarit tonë, që tani nuk është më në mesin tonë, Baki Ejupi, e ne një grup i shokëve bashkë me familjen e tij dhe në koordinim me organizatën e veteranëve të luftës, po e vazhdojmë këtë traditë”, thotë Kosum Kosumi, ish-ushtar i UÇK-së.

    Edhe numrin e flamujve, thonë se e lidhen me një ngjarje të veçantë.

    “Këta flamuj planifikohet të shkojnë deri afër kufirit në Merdarë, janë diku 444 flamuj, që për koincidence që lidhet me vitin e kryengritjes shqiptare, pra i shtohet edhe numri 1, viti 1444. “, tregon ai.

    E i pranishëm këtu, ishte ish-snajperisti i UCK-së në Llap, Rafet Llapashtica.

    “Është ndjenjë e veçantë për neve, sot na mungojnë shumë shokë më të cilët kemi rrugëtuar edhe na edhe të tjerët gjatë luftës së UCK-së, ata sot janë dëshmor e heronj të kombit, por kjo tregon që na nuk i harrojmë”, shprehet komandat “Qeli”.

    Këtë rrugë që lidh Kosovën me Serbinë, do ta kalojnë edhe mërgimtarët që fundvitin zgjedhin ta kalojnë në vendlindje.

    “Besoj që edhe mërgimtarët të cilët kalojnë përmes kësaj pike kufitare, besoj që edhe për ata do të jetë mirë. Por, edhe për ata që kalojnë këtu me sende të këqija, do ta dinë që ne jemi ende këtu”, thotë ish-ushtari i UÇK-së, Rafet Llapashtica.

    Ndryshe, përveç Ditës së Flamurit Kombëtar, në Kosovë me 28 nëntor shënohet edhe dalja e parë publike të UCK-së në skenë.

    Nga Rubrika
    Lajme18 Nëntor 2024
    Një debat i ashpër në distancë u zhvillua sot mes kryetarit të Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli dhe ministrit të Bujqësisë,...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Besim Nebiu, për FrontOnline, ka folur për takimin mes dy qeverive të hënën në Prishtinë. ‘’Në...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë që edhe në vazhdim ata që kanë besuar në kryeministrin...
    Të tjera
    Kronika18 Nëntor 2024
    Përgjatë një jave në Ferizaj janë regjistruar 32 aksidente, ndërsa policia ka shqiptuar 1 mijë e 249 gjoba trafiku. Sipas policisë, nga...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Anëtari i kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka thënë që edhe në vazhdim ata që kanë besuar në kryeministrin...
    Kronika18 Nëntor 2024
    Policia e Kosovës për një javë ka shqiptuar 3 mijë e 865 gjoba trafiku për lloje të ndryshme të kundërvajtjeve dhe shkeljeve...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Gazetarja shqiptare në Maqedoninë e Veriut, njëherit kryeredaktore e PortAlb në RMV, Elida Zylbeari, për FrontOnline, thotë se ka paralajmërimin për nënshkrimin...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik, Dritëro Arifi, për FrontOnline, thotë se takimi i së hënës mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Maqedonisë së...
    Lajme18 Nëntor 2024
    Analisti politik në Maqedoninë e Veriut, Isen Saliu, për FrontOnline ka folur për takimin mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.