×
  • Lajme
  • Lajme

    “42-vjeçarja që u vra është viktimë e Prokurorit të Shtetit”, reagon Prokuroria e Prishtinës

    FrontOnline
    17 Mars 2021

    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka reaguar pas konferencës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD), në të cilën u tha se Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dështuar t’i ushtrojë kompetencat dhe përgjegjësitë e saj, për t’i ofruar siguri dhe mbrojtje gruas që u vra në lagjen “Emshir” të Prishtinës.

    Në konferencë u tha se 42-vjeçarja është viktimë e neglizhencës së insitucioneve të Kosovës, përkatësisht Prokurorit të Shtetit.

    Në reagimin e saj, Prokuroria i ka cilësuar pretendime të pavërteta deklaratat që u thanë në konferencën e IKD-së, teksa thuhet se Prokurori i Shtetit është dhe do të mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe pranuar çdo kritikë profesionale nga shoqëria civile.

    Reagimi i plotë i Prokurorisë:

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, reagon ndaj Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) lidhur me pretendimet e ngritura se “Prokuroria Themelore në Prishtinë me mos veprim ia shkeli të drejtën në jetë Sebahate Sopin”.

    Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, më 16.03.2021, në mënyrë të detajuar nëpërmjet komunikatës për media ka njoftuar opinionin për ndërmarrjen e të gjithave veprimeve të nevojshme procedurale lidhur me këtë rast; bashkangjitur gjeni komunikatën për media (https://prokuroria-rks.org/psh/lajm/6541).

    Edhe njëherë sigurojmë opinionin se Prokuroria bazuar në kompetencat dhe autorizimet e veta i ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në trajtimin e këtij rasti me profesionalizëm dhe efikasitet.

    Prandaj, pretendimet e ngritura nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) janë krejtësisht të pavërteta dhe të pabazuara në ndonjë shkresë të lëndës së këtij rasti.

    Prokurori i Shtetit është dhe do të mbetet i hapur për të bashkëpunuar dhe pranuar çdo kritikë profesionale nga shoqëria civile, mirëpo çdoherë do t’i demantoj pretendimet e tilla të paqëndrueshme, joprofesionale dhe tendencioze të cilat si qëllim kanë dëmtimin e punës, imazhit dhe krijimin e mosbesimit të qytetarëve në Institucionin e Prokurorit të Shtetit. ​

    Nga Rubrika
    Lajme13 Nëntor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe deputetja Hykmete Bajrami, në Debat Plus ka treguar për një vendim të ministrit të Financave...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Të tjera
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, lidhur me edukimin seksual në shkolla, ka theksuar se dokumentet dhe doracakët përkatës nuk janë miratuar gjatë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Gjenerali amerikan, Wesley Clark thotë Shqipëria ka sukses në zhvillimin ekonomik, teksa sipas tij, Kosova mund të bëjë më shumë. Clark u...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Ferid Agani nga Lista për Familje ka thënë se është kundër edukatës seksuale në shkolla me këtë model të MAShT-it. Agani në...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka thënë se Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po bënë hajgare me deklarata se ”1 mijë ushtarë...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar sot në Prishtinë me presidenten Vjosa Osmani, me të cilën shkëmbyen mendime për situatën...
    Lajme13 Nëntor 2024
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar për takimin me fermerët nga Prishtina, për të cilët ka thënë se...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.