-->
×
  • Lajme
  • Kronika
  • Kronika

    42-vjeçarja në Vushtrri, gruaja e 59-të e vra*rë në Kosovë prej vitit 2010

    FrontOnline
    25 Mars 2025

    Nexhmije Haradini, e vrarë dje në Vushtrri, bëhet gruaja e 59-të e vrarë në Kosovë prej vitit 2010. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

    Sipas një infografikë të publikuar nga REL, bazuar në të dhënat e Policisë, vjet në Kosovë janë vrarë tri gra. Katër gra janë vrarë në vitin 2023, katër tjera në vitin 2022, tri në vitin 2021, shtatë në vitin 2020, pesë në vitin 2019, shtatë në vitin 20218, dy në vitin 2017, dy në vitin 2016, tri në vitin 2015, tri në vitin 2014, një në vitin 2013, tri në vitin 2012, pesë në vitin 2011 dhe gjashtë në 2010-ën.

    Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.

     

    Nexhmije Haradini mbeti e vrarë dje në Stanoc të Vushtrrisë nga i dyshuari 58 vjeçar, i cili më pas bëri vetëvrasje.

    Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

    Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, nga hetimet fillestare, dyshohet se kryesi i veprës,  dorasi 58-vjeçar me iniciale A.M., ka qëlluar për vdekje viktimën femër, 42-vjeçare me iniciale N.H., e më pas  i dyshuari ka qëlluar edhe vetën.

    Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Mitrovicës bëri ditur se janë duke u intervistuar dëshmitarë dhe në koordinim me policinë po hetohen të gjitha rrethanat që kanë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Mars 2025
    Qeveria e Serbisë është përgjigjur pas vendimit të Kenias për të njohur Kosovën si shtet të pavarur, raporton mediumi i Kenias, “The...
    Lajme27 Mars 2025
    Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi, për FrontOnline ka kritikuar ashpër qeverinë e Kosovës dhe institucionet e sigurisë për performancën e...
    Lajme27 Mars 2025
    Sekretari amerikan i shtetit, Marco Rubio, ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë të japin përkrahje financiare për...
    Të tjera
    Lajme27 Mars 2025
    Kenia të mërkurën u bë shteti më i ri që e njohu pavarësinë e Kosovës. Njoftimin për këtë njohje e dha ish-presidenti...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-ministri i infrastrukturës, Pal Lekaj, për FrontOnline, ka folur mbi punën qeverisëse të Qeverisë Kurti, veçmas në apskeitn infrastrukturor. Sipas Lekajt, në...
    Lajme27 Mars 2025
    Kryeministri Kurti merr pjesë në lansimin e pilotimit të shërbimeve të integruara për lindjen e fëmijës Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, merr...
    Lajme27 Mars 2025
    Analisti politik, Xhevdet Pozhari, ka folur për punën katër vjeçare të Qeverisë Kurti, duke theksuar se shtritrja e ligjshmërisë në veri të...
    Lajme27 Mars 2025
    Ish-diplomati Avni Arifi ka kritikuar ashpër kryeministrin Albin Kurti, duke theksuar se Kosova dhe populli i saj nuk janë marrë kurrë me...
    Lajme27 Mars 2025
    Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci, ka bërë me dije se aleancë ushtarake mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë ka për qëllim stabilitetin rajonal....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.