Në Prizren, të drejtën për votim e kanë shfrytëzuar 41.4 për qind e qytetarëve.
Sipas statistikave të publikuara në kohë reale në platformën e Komisionit Qëndror Zgjedhor (KQZ), 68,808 prizrenas kanë dalë që të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit.
KQZ ka përpunuar 100 % të votave në këtë komunë. Të drejtë vote këtë vit në këtë qytet kanë pasur 165.951 persona.