×
  • Lajme
  • Lajme

    “4 vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë”: Krejt mesazhet që u kapën në seancën e sotme të Kuvendit

    FrontOnline
    15 Prill 2025

    Anise u ndërpre, mesazhe të shumta pati gjatë atyre minutave sa zgjati seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. Ajo që nxiti më së shumti reagime, ishte një komunikim i deputetit egjiptian, Elbert Krasniqi me një person me inicialet A.K, të cilit mes tjerash i thoshte se “katër vota të Listës Serbe na votojnë Qeverinë”.

    Mesazhet që u kapen sot nga mediat gjatë seancës konstituive, kishin të bënin kryesisht me numrin e votave për votimin e Qeverisë.

    Elbert Krasniqi – A.K

    Elbert Krasniqi nga komuniteti egjiptian komunikonte me dikë me iniciale A.K rreth formimit të Qeverisë. Aty, ai kishte shkruar edhe se “4 vota Listës Serbe na votojnë Qeverinë” .

    Po ashtu, Krasniqi pyeste nëse Vetoni, me shumë gjasë Veton Berisha është propozuar për ministër, dhe merrr përgjigje se “JO”, raporton Nacionale.

    Tutje, ai shkruante se “nuk kemi marrëveshje për nënkryetar të Kuvendit”.

    Më pas, Krasniqi i shkruan dikujt tjetër, dhe i thotë “KM”, me gjasë kryeministri Albin Kurti, “nuk po më përgjigjet”.

    Megjithatë, më pas ish-ministri u njoftua nga një person nga Fushë Kosova, që mediat po ia xhirojnë telefonin.

    Time Kadrijaj – Ramush Haradinaj

    Në anën tjera, në disa pamje të kapura nga Nacionale, Time Kadrijaj e njofton Ramush Haradinajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës se si do të votojë opozita.

    “Hajdeni mu nenshkru”

    “LDK po votojka kunder”

    “E PDK? “.

    “Po i ves tash”.

    Fikrim Damka

    Derisa po fillonte seanca, edhe deputeti Fikrim Damka po komunikonte me dikë.

    “Fidani le ta propozon zv/ministrin në Ministri të Mbrojtjes ose Shëndetësisë. Nënkryetare më mirë Emilja” – thuhej aty.

    “Jo kryeministër, nuk e pranon” – thuhej tutje në këto mesazhe të “ATV”.

    Duda Balje – Pal Lekaj

    Deputetja boshnjake, Duda Balje në një bisedë me Pal Lekajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i tregonte se Fatmir Limaj do të vendos nesër, e mërkurë, me shumë gjasë për ta votuar Qeverinë.

    “Fatmiri ka me vendos nesër në ora 9. Fola me Endritin” – ka shkruar ajo.

    Këtu, Lekaj i përgjigjej: “Më gezove…”

    Theksojmë se kryesuesi i seancës konstituive të legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka ndërprerë seancën pasi konstituive.

    Kjo pasi raporti i Komisionit të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve nuk e ka marrë shumicën e votave të deputetëve.

    Ai u shpreh se pas kësaj seance do t`i drejtohet presidentes Vjosa Osmani se si të veprohet më tutje.

    Për shkak të rrethanave të krijuara, meqë raporti i komisionit nuk mori votat e mjaftueshme. Në këto rrethana detyrohem ta ndërpresin seancën dhe me një letër ta njoftojmë presidenten se si do të veprohet në të ardhmen” – tha Dehari.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Maj 2025
    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se mbi 148 mijë punëtorëve mund t’u rrezikohet vendi i punës me vendimin për rritjen...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, hodhi poshtë çdo mundësi për një koalicion mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje,...
    Lajme15 Maj 2025
    Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ “Motoçikleta 2025”. Gjatë ditës...
    Të tjera
    Lajme15 Maj 2025
    Besnik Tahiri realizoi sot një vizitë pune në Mal të Zi, ku u takua me Kryetarin e Ulqinit, z. Genci Nimanbegu, dhe...
    Lajme15 Maj 2025
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani me krerët e partive parlamentare, duke...
    Lajme15 Maj 2025
    Ismet Kryeziu nga KDI ka kritikuar Albin Kurtin e VV-së për mosdeklarimin e tij para mediave. Ai ka thënë se kjo tregon...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e...
    Bota/Rajoni15 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mesin e liderëve që e ka pritur sot është edhe homologu i tij finlandez, Petteri Orpo....
    Lajme15 Maj 2025
    Profesori i Fakultetit Filozofik, Arben Hajdari, po përballet fatkeqësisht me një sfidë të rëndë për jetën. Atij i është rikthyer sëmundja e...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.