Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë ka konfirmuar se në 24 orët e fundit katër persona me COVID-19 kanë vdekur.
“Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me Covid-19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
Sa i përket të infektuarve, numri i tyre vijon të jetë i lartë, me 297 raste të reja.
“Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër, 25 raste në Durrës dhe Korçë, 18 raste në Elbasan, 14 rastë në Pogradec, 12 raste në Fier, 9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë, 4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë, 1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik”.
Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Ndërkohë 116 qytetarë janë shëruar duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.